Qendra për Shërbime dhe Karrierë promovoi programin “Particpimi dhe Informimi i të rinjve në jetën politike”
Qendra për Shërbime dhe Karrierë e USHT-së në bashkëpunim me koalicionin e organizatave rinore “SEGA”, para studentëve të Fakultetit Juridik, promovuan sot programin “PARTICIPIMI DHE INFORMIMI I TE RINJVE NË JETËN POLITIKE”.

Fillimisht ushtruesi i detyrës dekan i Fakultetit Juridik Agim Nuhiu, tha se fakulteti juridik gjithmonë i ka përkrahur aktivitetet e këtilla, duke i vlerësuar se kontribuojnë në zhvillimin e komunikimit të studentëve për segmentet e jetës shoqërore. Sipas Nuhiut, tema në fjalë do të ndikojë në sigurimin e perspektivës së studentëve, krijimin e përgjegjësisë, njohjen e procedurave dhe krijimin e guximit në marrjen e vendimeve. Rritja e vetëdijes për çështje sociale, kulturore, ekonomike, institucionale në njërën anë dhe kyçja edhe e studentëve të drejtësisë në kësisoj programesh, sot vjen si një kërkesë për t’i dhënë moshës së re vendin dhe mundësinë e komunikimit me gjitha shtresat e shoqërisë dhe të shtetit. Kjo strategji që po ndiqet sot, sipas Nuhiut do të mundësojë një shndërrim të dobishëm të rinisë në ndërtimin e shoqërisë, në sferën e kulturës dhe sferës sociale-ekonomike, duke i dhënë asaj përgjegjësi të drejtpërdrejtë në zhvillimet e sotme në vend.
Përgjegjësi i Qendrës për Shërbime dhe Karrierë në USHT Daut Memeti theksoi: Ne si Qendër për Karrierë kemi menduar për mbështetje akademike për studentët e USHT-së, për ta avancuar dhe kultivuar frymën e bashkëpunimeve në rrafshin e afirmimit të vlerave të studentëve tanë, me çka edhe kësaj here jemi në shërbim të kërkesave dhe nevojave të tyre. Tema e sotme përkon me pjesëmarrjen e të rinjve, përkatësisht të studentëve, në jetën publike e politike, me theks të veçantë në participimin dhe informimin e të rinjve në shoqërinë tonë. Uroj që ky prezantim të kaloj në frymën e kooperimit dhe nxitjes serioze për bashkëpunime të reja.

Kryetari i Parlamentit të Studentëve të USHT-së Shaban Arsllani me këtë rast ka përshëndetur organizatorët e këtij aktiviteti, duke shprehur dëshirën për bashkëpunim edhe në të ardhmen në mes studentëve dhe organizatave të ndryshme në vend
Zyra për Informim
Universiteti Shtetëror i Tetovës.
Kontakt:
e-mail: press@unite.edu.mk
044-356-500, lokal 542
|