Lajmet:

 

Zip Travel dhe QeSHK, mundësojnë përsosjen profesionale të studentëve në kompanitë amerikane   

 

 

Qendra për shërbime studentore dhe karrierë e USHT-së dhe Agjencia turistike ZIP travel, me seli në Lituani, prezantuan mundësitë që i kanë në disponim studentët e USHT-së, për përfitimin e përvojës profesionale në kompanitë më prestigjioze amerikane.

Në hapësirat e Rektoratit të USHT-së, Qendra për Shërbime Studentore dhe Karrierë në bashkëpinim me agjencinë turistike ZIP travel, me seli qendrore në Lituani, dhe zyrat e saj edhe në Maqedoni, në qytetet Shkup, Tetovë dhe Shtip e cila merret me ndërmjetësimin e udhëtimeve të studentëve për përsosje profesionale në Kompanitë prestigjioze amerikane.

 

 

Koordinatori i Qendrës për Shërbime Studentore dhe Karrierë, Daut Memeti bashkëpunimin me ZIP-travelin, e cilësoi si shumë të rëndësishëm dhe në funksion të studentëve të USHT-së, pasi paraqet mundësi reale për përsosjen e tyre profesionale në kompanitë me prestigjioze të SHBA-ve.

Elena Niçovska - menaxhere e programit të ZIP-travel-it, këtë prezantim në USHT, e vlerësoi të suksesshëm, duke theksuar se është e kënaqur nga interesimi që e treguan studentët, pasi sipas saj programi themelor i kësaj agjencie, është në funksion të studentëve, përkatësisht për të gjithë studentët që janë të interesuar për të përmirësuar gjuhën angleze si dhe aftësitë e tyre profesionale.

              

 

Sipas Niçovskës, të gjithë studentët e interesuar që dëshirojnë ta përmirësojnë gjuhën angleze dhe kërkojnë punë nëpër shtetet dhe kompanitë e SHBA-ve, gjatë periudhës katër mujore të pushimeve verore, mund të paraqiten për t’i plotësuar formularët. Studentët që dëshirojnë të përfitojnë nga ky program duhet të jenë studentë të rregullt si dhe të jenë të moshës 18 deri 26 vjeç. Studentët e interesuar poashtu duhet të kenë njohuri themelore të gjuhës angleze, pavarësisht në cilin fakultet studiojnë.

Kryetari i Parlamentit Studentor të USHT-së Shaban Arsllani ka përgëzuar përfaqësuesit e ZIP-travelit për shtrirjen e aktivitetit të tyre edhe ne universitetin tonë. PS-USHT-ja është e hapur për bashkëpunim me të gjitha institucionet përfshi edhe organizatat e ndryshme që veprojnë në vend të cilat kanë për qëllim avancimin profesional të studentëve, tha me këtë rast Shaban Arsllani
Javën e ardhshme ZIP-travel do të jetë në Fakultetin e Shkencave Matematiko-natyrore të USHT-së.

Testimi i studentëve do të bëhet  në panairin e radhës që do të mbahet në hotel Kontinental në Shkup.

 

 

 


Zyra për Informim
Universiteti Shtetëror i Tetovës.
Kontakt:
e-mail: press@unite.edu.mk

044-356-500, lokal 542

 

 

 

 

 

GAZETA UNIVERSITARE

PARLAMENTI I STUDENTËVE

ISO 9001 - 2000