
Lajme:
Azir Jusufi, mësimdhënës në USHT e mbrojti disertacionin e doktoratës në Universitetin Politeknik të Tiranës
Mr.sc. Azir Jusufi mësimdhënës në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore në USHT, më 18 dhjetor 2009, në Departamentin e Inxhinierisë Matematike të Fakultetit të Inxhinierisë Matematike dhe Fizike në Universitetin Politeknik të Tiranës e mbrojti disertacionin e doktoratës, me titull “Nilradikalet lidhur me një ideal të njëanshëm në unazat asociative dhe disa konstruktime”.
Disertacioni u përgatit nën udhëheqjen shkencore të mentorit prof. dr. Kristaq Filipi, kurse temën e doktoratës mr. Azir Jusufi e mbrojti para komisionit pesë anëtarësh në përbërje: prof. dr. Ligor Nikolla, prof. dr. Dervish Kamberi, prof. dr. Petraq Petro, dr. Shkëlqim Kuka dhe dr. Elton Pasku. Tema disertacionit nga ana e komisionit u vlerësua si përpjekje serioze për ndërtimin e teorisë së relativizuar të nilradikaleve lidhur me një ideal të njëanshëm..
Në përgatitjen e disertacionit mësimdhënësi i USHT-së ka publikuar pesë punime shkencore, pesë prezantime në konferenca dhe kongrese të matematikës, si dhe dy referime shkencore në Departamentin e Inxhinierisë Matematike.
|
GAZETA UNIVERSITARE
PARLAMENTI I STUDENTËVE
PROGRAMI ERASMUS
ISO 9001 - 2000

