Lajme:

 

Trajnim njëditor në USHT për aftësitë komunikative dhe etikën e biznesit.



Në ambientet e Fakultetit Juridik të USHT-së, Qendra për Shërbime Studentore dhe Karrierë në bashkëpunim me Klubin Studentor “Juristët e rinj” realizuan edhe fazën e tretë të trajnimit një ditor me temë: “Aftësitë komunikuese dhe etika e biznesit”. Ky trajnim realizohet si komponentë e “Programit për Konkurrencë” i cili implementohet në Universitetin Shtetëror të Tetovës nga korporata Carana, ndërsa është i financuar nga USAID.

 

 

Studentët e USHT-së nga ky trajnim përfituan njohuri të konsiderueshme rreth aftësive praktike për komunikim verbal, jo-verbal, përgatitjen për intervistë dhe adaptim më të mirë në rrethin e ri të punës. 

 


Pjesë e trajnimit njëditor ishte edhe intervista e simuluar për punë, ku studentët drejtpërsëdrejti kishin mundësinë reale që të ballafaqohen me një punëdhënës potencial të simuluar, duke realizuar intervistë pune, e cila më pas nga komisioni intervistues u vlerësua si tepër e suksesshme. Studentëve pjesëmarrës në këtë aktivitet, në fund iu ndanë edhe çertifikata për kompletim të suksesshëm të këtij trajnimi. 

 

Zyra për Informim - USHT.
Kontakt: e-mail: press@unite.edu.mk
044-356-500, lokal 542

 

 

 

 

 

GAZETA UNIVERSITARE

PARLAMENTI I STUDENTËVE

PROGRAMI ERASMUS

ISO 9001 - 2000