
Lajme:
Universiteti Shtetëror i Tetovës themeloi Institutin për
Senati i USHT-së në mbledhjen e fundit, të mbajtur më 29 dhjetor, ka miratuar kërkesën për themelimin e Institutit për Marrëdhënie Ndërkombëtare në kudër të Fakultetit Juridik. Ky Institut themelohet si rezultat i projektit të fituar nga Programi i Komisionit Evropian – TEMPUS, me titull ,,Programe studimore ndëruniversitare të ciklit të dytë dhe të tretë në Marrëdhënie Ndërkombëtare në Maqedoni. Ky Institut, do t’i përkushtohet hulumtimit shkencor në temat ndërkombëtare të rajonit të Ballkanit në kudër të sferës gjeopolitike.
Dekani i Fakultetit Juridik, mr.sc Agim Nuhiu, thekson se Instituti për Marrëdhënie Ndërkombëtare është shtyllë organizative e studimeve të ciklit të dytë në marrëdhënie ndërkombëtare, për pjesën e USHT-së që do të organizohen në kuadër të projektit të lartpërmendur, nga muaji shtator i vitit 2010, në bashkëpunim me Fakultetin Filozofik të Universitetit të Shkupit, si dhe Fakultetin e Administratës Publike, Shkencave Politike dhe Fakultetin Juridik të UEJL-së, në Tetovë. Zyra për informim
|
GAZETA UNIVERSITARE
PARLAMENTI I STUDENTËVE
PROGRAMI ERASMUS
ISO 9001 - 2000
