6

Bursa nga JFDP për kuadrin e ri mësimor për hulumtim shkencor në SHBA

Këshillat Amerikan (American councils) njoftojnë se Programi Junior Faculty Development (JFDP) do të vazhdojë edhe në vitin 2007-2008.

Afati i fundit për dorëzim të aplikacioneve është 7 Shtator 2007.

JFDP siguron instruktorë universitar në afat prej një semestri që të zgjerojnë njohuritë e tyre dhe ekspertizën në fushat e tyre akademike duke marrë pjesë në ligjërata dhe duke punuar me anëtarë të fakultetit në universitete të Shteteve të Bashkuara. Mund të aplikohet në fusha të shkencave humane dhe shoqërore.

APLIKIMI:

Aplikacioni i plotë për JFDP përbëhet nga një origjinal dhe dy (2) kopje nga këto dokumente:

1. Formular aplikimi i kompletuar (përgjigjet tuaja në pyetjet 1-27);

2. Deklaratë e qëllimit (përgjigjet tuaja në gjashtë pyetjet, Njësia 28) e shkruar në gjuhën angleze DHE në gjuhën amtare;

3. Dy (2) letra rekomandimi. Nëse rekomandimet tuaja janë shkruar në gjuhën amtare, patjetër të kenë edhe përkthimin në gjuhën angleze;

4. Curriculum Vitae VETËM NË GJUHËN ANGLEZE.

Kushtet:

1) Shtetas i Maqedonisë;

2) Profesor me orar të plotë në një institucion të arsimit të lartë në vendlindje;

3) Të ketë së paku dy vjet përvojë pune si profesor universitar;

4) Njohuri të avancuara të gjuhës angleze.

Aplikacionin dhe udhëzimet për plotësim në gjuhën angleze mund t’i merrni në

www.unite.edu.mk

Fushat e studimit dhe përshkrimi

Për informata shtesë : www.americancouncils.org.yu

 

Zyra për informim  

© Universiteti Shtetëror i Tetovës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.