Ekspozita vjetore e studentëve të Artit figurativ
Studentët e drejtimeve të pikturës, skulpturës, grafikës, dizajnit grafik dhe drejtimi arsimo ekspozuan punimet e tyre në Ekspozitën vjetore të Fakultetit të Arteve të Universitetit Shtetëror të Tetovës. Këtë vit, ekspozita e studentëve të artit figurativ ishte përmbyllja e ciklit të prezantimit të punës një vjeçare të të gjithë studentëve të Fakultetit të arteve. Ditë më parë u organizua koncert i studentëve të artit muzikor.

Ekspozitën e shpalli të hapur dekani i Arteve, doc. Safet Spahiu i cili u shpreh: “Prezantimi ngërthen tre programet studimor, atë të artit figurativ, artit muzikor dhe artit dramatik. Çdo vit prezantohemi ndryshe dhe kemi punime të reja si dhe talentë të rinj.” Ndërkohë, këshilli organizativ i ekspozitës i përbërë nga profesorë e studentë shpalli edhe punimet më të mira. Studenti Began Dehari u shpall si studenti me punimin më të mirë në pikturë.

Ekspozita e studentëve të Fakultetit të Arteve organizohet çdo vit në këtë periudhë, tradicionalisht që nga themelimi i Fakultetit të arteve, respektivisht Universitetit (Shtetëror) të Tetovës.
 |