6

Aktiviteti i USHT-së rreth bashkëpunimit ndërkombëtar vazhdon me lidhjen e marrëveshjes me Universitetin e Trakisë në Turqi

 

Të premten (15 qershor 2007), Rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës qëndroi në Turqi, në Universitetin e Trakisë në Edrene, me rastin e 25 vjetorit të themelimit të këtij Universiteti. Ai u prit nga Rektori i Universitetit të Trakisë, prof. dr. Enver Duran.

Të pranishëm në këtë manifestim ishin edhe Rektorët e Universiteteve greke, si ai i Athinës, Selanikut, Kretës, të Universitetit të Stara Zagorës dhe Gabrovës nga Bullgaria dhe Rektori i Universitetit të Stambollit.

Dy Rektorët, ai i USHT-së, prof.dr. Sadi Bexheti dhe i Universitetit të Trakisë, prof. dr. Enver Duran, në emër të Universiteteve që përfaqësojnë, nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi. Kjo është marrëveshjeve e një rëndësie të vecantë ndër marrëveshjet tjera mes Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe Universiteteve tjera në rajon e më gjerë.

Rektorit të USHT-së, prof. dr. Sadi Bexhetit, iu dha mundësia e hapjes së Ekspozitës së Fakultetit të Arteve, në mënyrë solemne me c’rast preu shiritin dhe e shpalli Ekspozitën të hapur.

Gjithashtu, Rektori i USHT-së në mënyrë ceremoniale inauguroi dy docentë në thirrjen mësimore-shkencore Profesor inordinarë të Universitetit të Trakisë.

Gjatë kohës së qëndrimit të tij në Turqi, Rektori i USHT-së zhvillo bisedime edhe me Rektorët e Universiteteve të cilët ishin pjesëmarrës në këtë manifestim, me qëllim të intensifikimit të bashkëpunimit të ndërsjellë mes Universiteteve.  

© Universiteti Shtetëror i Tetovës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.