6

CEREMONI ME RASTIN E FILLIMIT TË VITIT AKADEMIK 2007/2008 DHE PRANIMIT TË STUDENTËVE TË RI

 

Të hënën (1 tetor 2007), u organizua ceremoni me rastin e fillimit të vitit të ri akademik 2007/2008 në Universitetin Shtetëror të Tetovës. Në këtë ceremoni para studentëve të ri, fjalë rasti mbanë Rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës prof. dr. Sadi Bexheti, Ministri i Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë, z. Sulejman Rushiti, përfaqësuesja e Unionit të Studentëve të USHT-së, Nebahat Ziberi. Këtë eveniment, e begatoi edhe Kori i USHT-së me disa këngë korale. Ceremonia filloi përmes intonimit të himnit të Universitetit Shtetëror i Tetovës.

Rektori i USHT-së me këtë rast, ndër të tjera u shpreh: “Dua ta shprehi besimin e udhëheqjes së Universitetit tonë se që tani punojmë sipas planeve dhe programeve të reja mësimore; se e zbatojmë plotësisht Sistemin Evropian të Transferimit të Kredive dhe i zbatojmë tërësisht parimet e Deklaratës së Bolonjës; hartojmë projekte shkencore në nivel të vendit dhe ndërkombëtare; punojmë në zhvillimin e programeve studimore, të cilat janë akredituar; angazhojmë kuadër të dëshmuar në fushën e arsimit dhe shkencës për zhvillimin e mësimit; angazhohemi vazhdimisht për punësimin e kuadrit të aftë dhe të përgatitur profesionalisht, si në procesin mësimor edhe në administratën e universitetit; ndërtojmë objekte të reja dhe e pasurojmë infrastrukturën universitare; i kompletojmë laboratorët dhe pajisim mësonjëtoret; Lidhim kontrata të reja bashkëpunimi me universitetet tjera nga vendi dhe nga jashtë, për shkëmbim të kuadrit dhe përvojave.

Për ju studentë, kemi përgatitur Rregullore për studentë, përmes së cilës u garantohen të drejtat që u takojnë, por sigurisht edhe përgjegjësitë. Të gjitha këto i realizojmë me një përkushtim të madh dhe përgjegjësi.

Kjo qasje besojmë se përherë do të jep rezultate. Ky përkushtim do të vazhdojë të jep rezultate edhe në të ardhmen.” Ministri i Arsimit dhe Shkencës së RM-së, z. Sulejman Rushiti iu drejtua studentëve dhe të pranishmëve në këtë ceremoni me fjalë miradije për arritjet e deritanishme të Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe u shpreh se është shumë optimist edhe për të ardhmen e Universitetit.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të vazhdoj ta përkrah fuqishëm edhe më tutje Universitetin Shtetëror të Tetovës në krijimin e vlerave, projekteve hulumtuese-shkencore dhe cdo aktiviteti shkencor që ndërmerr Universiteti” tha ndër të tjera ministri Rushiti. Edhe përfaqësuesja e Unionit të Studentëve të USHT-së, Nebahat Ziberi përshëndeti të pranishmit dhe u uroi fillimin e vitit të ri akademik studentëve të ri dhe studime të mbara studentëve të USHT-së.

 

Kliko për të marrë Fjalimin e plotë të Rektorit të USHT-së, Prof.dr. Sadi Bexheti.  

© Universiteti Shtetëror i Tetovës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.