6

Udhëheqës të Universiteteve turke në USHT

Të mërkurën (3 tetor 2007), në Universitetin Shtetëror të Tetovës qëndruan Kryetari i bordit të drejtorëve dhe themeluesi i Universitetit Yeditepe, z. Bedrettin Dalan dhe përfaqësuesja e konzervatoriumit të muzikës së Universitetit Shtetëror të Stambollit, zonja Meral Yapali.

Rektori i USHT-së, Prof. dr. Sadi Bexheti dhe Prorektori për marrëdhënie ndërkombëtare, prof. dr. Hamit Mehmeti vlerësuan lartë vizitën e udhëheqësve të dy universiteteve nga Turqia dhe shprehën shprehën gatishmërinë për bashkëpunim ndëruniversitar. Yeditepe University është universitet privat i vendosur në Stamboll. I formuar në vitin 1996, tani është Universiteti më i madh nga 27 universitetet ekzistuese në Turqi. Në kuadër të Universitetit Yeditepe funksionojnë 11 fakultete dhe 3 institute (qendra të larta). Universiteti është i njohur me theks të vecantë në shkencat e mjekësisë si mjekësia e përgjithshme, stomatologjia dhe bioteknologjia. Pikërisht në këto lëmi themeluesi i Yeditepe University ofron bashkëpunim me Universitetin Shtetëror të Tetovës. “Ne do të bashkëpunojmë në të gjitha fushat ku ka interes të ndërsjellët, sidomos në fushat e mjekësisë, do të angazhohemi bashkërisht në mobilitetin e profesorëve dhe studentëve tanë” u shpreh z. Bedrettin Dolay.

Edhe përfaqësuesja e Universitetit Shtetëror të Stambollit, udhëheqësja e konzervatoriumit të muzikës, z. Meral Yapali u shpreh e gatshme për bashkëpunim si në lëminë që ajo udhëheq ashtu edhe në fushat tjera të institucionit që jo përfaqëson. “Ne kemi bashkëpunim me Universitetin në Shkup, shpresojmë se shumë shpejt do të vazhdojmë bashkëpunimin me Universitetin Shtetëror të Tetovës” u shpreh z. Yapali.

Universiteti i Stambollit është Universiteti më i vjetër në Turqi, me një historiat që con 550 vite mbrapa. U themelua në vitin 1453 dhe numërohet ndër 10 universitetet më të vjetra në Evropë. Numëron 18 fakultete dhe disa institute si dhe konzervatoriumin. Delegacioni do të qëndroj edhe disa ditë në Maqedoni. Ditët në vijim do të zhvillohen takime me udhëheqës të fakulteteve, respektivisht programeve studimore dhe strukturat udhëheqëse të Universitetit Shtetëror të Tetovës.

 

Zyra për informim  

© Universiteti Shtetëror i Tetovës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.