6

SEMINARI NDËRUNIVERISTAR- Mavrovë, 3&4 korrik

Me datë 3 dhe 4 korrik, në Mavrovë u mbajt seminari ndëruniversitar si pjesë e programit TEMPUS, me temë Menaxhimi i Kualitetit (Quality management). Pjesëmarrës në këtë seminar janë katër Universitete: Universiteti Shtetëror i Tetovës, Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi”, Universiteti “Shën Kliment Ohridski” dhe Universiteti i Evropës Juglindore.

Qëllimi i këtij seminari është bashkëpunimi mes katër Universiteteve në unifikimin e procedurave, si psh. ajo e regjistrimit të studentëve, procedura e marrjes së diplomave dhe procedurat tjera administrative e universitare, si dhe implementimi i po të njëjtave.

Procedurat e përgatitura do të shqyrtohen dhe bashkërisht do të përgatiten konform Ligjit për arsim të lartë dhe reformave bashkëkohore botërore. Ky është seminari i 4-të me radhë që organizohet në formë të workshopit, ku pjesëmarrës ishin Rektorët dhe Sekretarët å përgjithshëm të katër Universiteteve. Universiteti Shtetëror i Tetovës u përfaqësua nga Rektori, prof. dr. Sadi Bexheti, Sekretari i Përgjithshëm, Ali Salii dhe udhëheqës të projektit nga ana e USHT-së të udhëhequr nga Mr. Afrim Alili. Në fund të këtij projekti, Universiteti Shtetëror i Tetovës do të fitoj certifikatën ISO 9001:2000 që pasqyron aplikimin e standardeve sipas sistemit Menaxhimi dhe sigurimi i kualitetit. Zyra për informim USHT  

© Universiteti Shtetëror i Tetovës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.