6

DAAD prezanton në USHT bursat për studentët

Tetovë, 4 tetor – Shërbimi për Shkëmbim Akademik Gjerman (DAAD), ka prezantuar bursat për këtë vit dhe për vitin akademik 2008-2009, në Amfiteatrin e Rektoratit të Universitetin Shtetëror të Tetovës.

Përfaqësuesi i DAAD-së, Benjamin Langer, para studentëve ka prezantuar të gjitha llojet e bursave për të cilët studentët kanë të drejtë të aplikojnë. “Në vitin akademik 2008-2009 DAAD ofron bursa për disa kategori. Studentët kanë të drejtë të aplikojnë për bursa në kurset gjuhësore për studentë në universitetet verore, bursa për studentët e gjermanistikës, praktikë për studentë në fushën e shkencave natyrore dhe inxhinierisë, bujqësisë dhe pylltarisë, bursa për artistë, bursa për studime pasuniversitare, bursa për qëndrime me qëllime hulumtuese për profesorë, bursa hulumtuese për doktorantë dhe shkencëtarë të rinj” tha Langer. Ai ka bërë të ditur se afati përfundimtar për aplikim është në 15 nëntor.

Informata më të hollësishme për këtë mund të mirren në www.daad.de/stipendien ose në zyrën e DAAD-së në Shkup, e cila ndodhet në rr.Arhimedova 5, respektivisht në Fakultetin e Shkencave Natyrore në Universitetin ”Shën Kirili dhe Metodi”.  

© Universiteti Shtetëror i Tetovës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.