6

KONFERENCË ME GAZETARË rreth afatit të parë të regjistrimit të studentëve të rinj në USHT për vitin akademik 2007/2008

 

Me datë 5 korrik (e enjte), në Amfiteatrin e Rektoratit të Universitet Shtetëror të Tetovës, u mbajt Konferencë me gazetarë lidhur me afatin e parë të regjistrimit të studentëve të rinj në studime deridiplomike pranë USHT-së për vitin akademik 2007/2008.

Prorektori për arsim i USHT-së, prof. dr Agim Vela, njëkohësisht Kryetar i Komisionit Qendror për regjistrim, dhe shefi për arsim dhe politikë regjistruese, Mr. Qufli Osmani, njëkohësisht edhe Koordinator i procesit të regjistrimit informuan gazetarët për numrin e kandidatëve që kanë aplikuar dhe atyre që janë pranuar, për secilin Fakultet respektivisht Qendër studiuese.


Gjithashtu informuan edhe rreth politikave regjistruese, procedurave dhe rreth afateve tjera të regjistrimit.

Kandidatët e pranuar, duhet të bëjnë regjistrimin në Fakultetet-Programet studimore përkatëse, më së voni deri më 13 korrik 2007. 

Në vijim janë të bashkangjitura edhe tabelat dhe grafikonet për secilin fakultet.  

 
© Universiteti Shtetëror i Tetovës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.