6

Universiteti Shtetëror i Tetovës merr certifikatën ISO 9001: 2000

Tetovë, 5 tetor - Universiteti Shtetëror i Tetovës ka marrë certifikatën ISO 9001: 2000. Pas auditimit të jashtëm që ka bërë kompania zvicerane për kontroll dhe standarde “SGS”, ditën e premte, është ardhur në përfundim se USHT-ja plotëson standardet e kërkuara për këtë certifikatë. Me këtë USHT-ja fiton certifikatë për realizimin e veprimtarisë së vet, në bazë të familjes së standardeve të ISO 9000. Certifikata në fjalë është e akredituar nga “UKAS”.

Kjo arritje është rezultat i punës një vjecare të këshillit për menaxhim me kualitetin, të cilët punuan në kuadër të projektit TEMPUS me titull “QUALIMUM”. Përkrahje më të madhe për realizimin e këtij projekti ka dhënë Rektori i USHT-së,prof. dr. Sadi Bexheti.

Krejt kjo tregon se USHT-ja bën riorganizim të ri strukturor të brendshëm, në përputhje me standardet bashkëkohore evropiane. Qëllimi i realizimit të kërkesave prej standardit të ISO 9001: 2000, është mbulimi i të gjitha proceseve që realizohen në veprimtarinë e USHT-së dhe dokumentimi i mirëfilltë i të gjitha aktiviteteve. Me këtë dëshmohet se orientimi i udhëheqësisë së Universitetit është i drejtuar në përkrahjen dhe stimulimin e suksesit të studentëve.  

© Universiteti Shtetëror i Tetovës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.