6

Universiteti Shtetëror i Tetovës merr cmimin e nderit “Nëna Terezë”.

Me rastin e shënimit të dhjetëvjetorit të vdekjes së humanistes së madhe shqiptare Nëna Terezë, u organizuan një varg ceremonish. Fillimisht, u vendosën lule para bustit të shqiptares më të famshme - Gonxhe Bojaxhiu, për të vazhduar me një seancë të posacme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, ku për jetën e saj dhe misionin e saj fisnik foli zëvendëskryetari i Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare të Maqedonisë, Anton Sereci.

Ceremoni madhështore në përkujtim të Nëna Terezës u mbajt edhe në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, organizuar nga asociacioni qytetar “Shkupjania Nëna Terezë” ku u ndanë mirënjohje, statuje në miniaturë “Nënë Terezë” për kontribut në shoqëri, Universitetit Shtetëror të Tetovës – me motivacionin për afirmimin e vlerave edukative dhe atyre humane mes të rinjve, Universitetit “Shën Kirili dhe Metodij”, z. Muharrem Nexhipit, prof. Gzime Starova si dhe deputetes Liljana Popovska. Ishte kryeministri i RM-së, z. Nikolla Gruevksi ai i cili ndau mirënjohjet për fituesit e cmimit “Nëna Terezë”.Rektori, prof.dr. Sadi Bexheti pranoi cmimin “Nëna Terezë” në emër të Universitetit Shtetëror të Tetovës.

Në këtë ceremoni përkujtimore mbanë fjalim akademik Cvetan Grozdanovski, peshkopi dr. Kiro Stojanov, kryetari i Shkupit, Trifun Kostovski, ambasadori Shqipërisë, z.Vladimir Prela etj.

Të pranishëm ishin përfaqësues të lartë të shtetit dhe të trupit diplomatik etj. Nëna Terezë (Agnes Gonxhe Bojaxhiu) ka lindur në Shkup më 26 gusht të vitit 1910.

Në vitin 1979 e fitoi Cmimin Nobël për paqe për veprimtarinë e saj të gjerë në ndihmën e të sëmurëve dhe të mjerëve në botë.  

© Universiteti Shtetëror i Tetovës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.