6

Profesori Norbert Enziger mbajti ligjëratë me temën Saldimi i materialeve

Të enjten (7 qershor 2007) në amfiteatrin e Rektoratit të Universitetit Shtetëror të Tetovës, mbajti ligjëratë profesori Norbert Enziger nga Universiteti Teknik i Gracit. Tema e ligjeratës ishte Saldimi i materialeve ku profesor Enziger para studentëve dhe profesorëve trajtoi temën në fjalë dhe u përqendrua më shumë në arritjet e fundit shkencore dhe shfrytëzimin e metodave të reja për saldim. Potencoi se për punë kërkimore-shkencore nevojiten laborator të pajisur me aparatura bashkëkohore dhe personel i përgatitur.

Profesori u bëri me dije studentëve të interesuar se kanë mundësinë e transferit në Universitetin Teknik të Gracit në kuadër të projektit këmbim i studentëve dhe se diplomat e tyre do të njihen nga ky institucion, me arsyetimin se në këtë mënyrë studentët do të kenë mundësinë të studiojnë dhe të trajnohen në laboratorët më bashkëkohorë që i posedon Universiteti Teknik i Gracit si dhe do të vazhdojë përkrahja dhe bashkëpunimi mes Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe Universitetit Teknik të Gracit.

Para studentëve prezantoi projektin JOIN ku studentët mund të aplikojnë për studime kërkimore në fushën e përmirësimit të proceseve të prodhimit dhe paisjeve. Profesori N. Enziger është asistent në Institutin e shkencave të materialeve dhe anëtarë i më shumë institucioneve kërkimore-shkencore, anëtarë i organizatës JOIN knead authority network for adding technology ( www.knet-join.at).

Profesor Norbert Enziger falënderoi Rektoratin e USHT për ftesën dhe shprehi kënaqësinë për praninë e tij në UniversitetinShtetëror të Tetovës. Në fund të ligjëratës profesor Norbert Enziger dha deklaratë para gazetarëve ku ndër të tjera informoi ata mbi bashkëpunimin e Univeristetit Teknik të Gracit dhe Universitetit Shtetëror të Tetovës, mbi mundësinë e këmbimit të studentëve, mbi faktin e njohjes së diplomave dhe provimeve nga USHT-ja dhe mundësinë e transferimit në Universitetin Teknik të Gracit.

Sipas tij, studentët e USHT-së kanë përfituar njohuri të mjaftueshme teorike nga profesorët, por si pasojë e mungesës së laboratorëve dhe aparaturave, u mungon pjesa praktike, dhe pikërisht këtu do të ofroj ndihmë Universiteti Teknik i Gracit.  

© Universiteti Shtetëror i Tetovës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.