6

 

Kampionia botërore në not ligjëroi para studentëve të USHT-së

 

9 tetor 2007 (e martë) – Kampionia botërore, fituesja e shumë cmimeve në garat evropiane dhe ndërkombëtare në not, Atina Bojaxhi qëndroi në Universitetin Shtetëror të Tetovës ku edhe ligjëroi para studentëve të Fakultetit të Kulturës Fizike pranë USHT-së. Rektori i USHT-së, prof. dr. Sadi Bexheti dhe profesor Miftar Zyberi e vlerësuan lartë praninë e sportistes së dalluar në Universitetin Shtetëror të Tetovës.

Atina Bojaxhi u lind më 13 mars 1944, në Ohër. Qysh në moshën 11 vjecare ka arritur t'i thyej të gjitha rekordet në shtigje të shkurta atëbotë në Maqedoni, si në stilin e lirë, stilin delfin etj. Atina Bojaxhi është femra e parë që ka arritur të kaloj në not kanalin e Lamanshit (9 shtator 1969), është fituese e shumë garave botërore dhe evropiane, ndër maratonistet më të mira botërore në not.

E arritura e saj më e madhe në karrierë është pikërisht Lamanshi, në një distancë afro 50 km, të cilin e kaloi për 13 orë e 20 minuta, gjë që e shënoi atë si femra e parë që ka kaluar kanalin Lamansh. Zonja Atina para studentëve të Fakultetit të Kulturës Fizike rrëfeu momente interesante nga karriera e saj profesionale, momente nga të arriturat e saj, mbi metodologjinë e përgatitjes – trajnimin, duke përmbyllur ligjëratën me një këshillë drejtuar studentëve: “Ta dini se sporti ndërton personalitet të shëndoshë që do jetë bazë përcjellëse për gjeneratat pasardhëse.” Në ligjëratë ishin të pranishëm profesorë të kulturës fizike dhe studentë, të cilët u kycën në temë, sidomos rreth statusit së sportistëve dhe beneficioneve që gëzon një sportist në RM.  

© Universiteti Shtetëror i Tetovës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.