6

Instalohet WEBLAB në Fakultetin Ekonomik

 

Si pjesë e bashkëpunimit mes Fakultetit Ekonomik të USHT-së dhe Universitetit të Mariborit në projektin E-Learning (mësim elektronik), përkrahur dhe financuar nga programi TEMPUS, në hapësirat e FSHMN-së, pranë Fakultetit Ekonomik u instalua laboratori kompjuterik WEBLAB i pajisur me gjithsej 7 kompjuterë në shërbim të studentëve të Fakultetit Ekonomik.


Ky është një prej projekteve të realizuara në kuadër të programit TEMPUS, me kontraktor, prof. dr. Franco Lombardi dhe udhëheqës projekti, prof. dr. Hamit Aliu nga Fakulteti Ekonomik i Universitetit Shtetëror të Tetovës.

Web Based Multimedia E-Learning for Applied Technologies WEBLAB do t'i mundësojë studentëve ligjërata nga distanca, qasje në punime ekonomike dhe shkencore të realizuara nga pjesëmarrësit në projekt.  

© Universiteti Shtetëror i Tetovës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.