6

SHKOLLA VERORE TEMPUS DHE KONFERENCA OHËR (17-21 QERSHOR 2007)

 

Nga data 17 qershor deri më 21 qershor, në Ohër, do të mbahet shkolla verore dhe konferencë ekonomike, organizuar nga Fakulteti Ekonomik i Universitetit Shtetëror i Tetovës me përkrahjen e projektit TEMPUS. Pjesëmarrës në këtë shkollë verore do të jenë profesorë e studentë nga Fakulteti Ekonomik i USHT-së, profesorë e studentë nga Suedia, profesorë dhe studentë nga Universitetet tjera të Maqedonisë, profesorë dhe studentë nga Kosova dhe Shqipëria.

Temat të cilat do të trajtohen gjatë kësaj shkolle verore janë:

1. Strategjia e zhvillimit ekonomik dhe procesi evropian i integrimit: Maqedonia dhe përvojat në shtetet fqinje

2.Metodat kërkimore në biznes dhe ekonomi

3. Sistemi i Bolonjës dhe sigurimi i kualitetit në arsimin sipëror dhe

4. Diskutime mbi plan-programin e ri (curricula) dhe strukturës së lëndëve në Fakultetin Ekonomik

Realizimi i udhëtimit për në Ohër është planifikuar të bëhet me autobus prej Tetovës për studentët dhe profesorët e Fakultetit Ekonomik të USHT-së dhe për të tjerët që në mëngjes të dielën i bashkëngjiten këtij grupi nën udhëheqjen e Mr. Rilind Kabashit.

Ndërsa për të tjerët ekziston mundësia që drejtpërdrejt t'i bashkëngjiten në Ohër. Pjesëmarrësit do të vendosen në Hotel “SLLAVIA”, ku edhe do të mbahet shkolla verore. Hapja solemne e shkollës verore do të bëhet të dielën në Ohër.

Më poshtë janë programet ditore të shkollës verore:

E hënë, e martë, e mërkurë

Sesioni 1 9-11 (3 prezantime )

Pushim 11.00-11.30

Sesioni 2 11.30-13.30 (3 prezantime)

Dreka 13.30-14.30

Të tjera 14.3-17.00

Sesioni 3 17.00-18.30 (2 prezantime)

Pushim 18.30-18.45

Sesioni 4 18.45-19.30 (Diskutime)

Darka 19.30

Për të dhëna shtesë kontaktoni: leunora21@yahoo.com 075/282-090  

 
© Universiteti Shtetëror i Tetovës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.