6

Workshop mbi njohjen e kredive (ECTS)

 

Të mërkurën (17 tetor 2007), në organizim të SPARK-ut (ish ATA), me pjesëmarrës përfaqësues të fakultetit ekonomik, juridik dhe filologjik dhe administrator të Universitetit Shtetëror të Tetovës, Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” dhe Universitetit të Evropës Juglindore, u organizua një workshop (punëtori) mbi njohjen e kredive (sipas ECTS) me ligjërues – trajnues Bastian Baumann, ekspert i Komisionit Evropian mbi procesin e Bolonjës, nga Universiteti i Berlinit, Gjermani.

Në këtë punëtori u diskutua mbi praktikat aktuale të njohjes së kredive dhe mobilitetit të studentëve, mbi konceptin e rezultatet e të mësuarit (learning outcomes), mbi Konventën e Lisabonit mbi njohjen dhe tema tjera lidhur me procesin e njohjes së kredive nga institucione tjera.

Të pranishëm në këtë punëtori ishin edhe koordinatorët e SPARK (më parë e njohur si Academic Training Association) të cilët dhe organizuan këtë punëtori, në kuadër të aktiviteteve të tyre.  

© Universiteti Shtetëror i Tetovës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.