6

Rektori i USHT-së bëri hapjen solemne të Shkollës Verore TEMPUS 2007

Të dielën (17 qershor 2007), në Ohër, Rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës, prof.dr Sadi Bexheti, bëri hapjen solemne të Shkollës Verore Tempus 2007 dhe Konferencës me temën: “Strategjia e zhvillimit ekonomik dhe procesi evropian i integrimit - Maqedonia dhe përvojat në shtetet fqinje” ku u dëshiroj punë të mbarë pjesëmarrësve të shkollës dhe uroj të vazhdoj kjo frymë e bashkëpunimit ndërkombëtarë.

Pjesëmarrës të kësaj shkolle janë Dr. Iraj Hashi, profesor i Universitetit Stafordshire - Angli, Dr. Harald Niklasson, Dr. Marja Wadman dhe Dr. Dan Porsfelt, profesorë nga Universitetit Vaxio - Suedi, Dr. Marc Jegers, profesor në Free University në Bruksel, Belgjikë, profesorë nga Kosova dhe Shqipëria, si dhe stafi akademik i Fakultetit Ekonomik nën kryesimin e dekanit të Fakultetit Ekonomik të USHT-së, prof. dr. Petrit Pollozhani.

Në këtë shkollë marrin pjesë studentë nga USHT-ja dhe rajoni. Shkolla verore TEMPUS 2007 dhe konferenca mbahet në Ohër, në lokalet e Hotel “Sllavia”, dhe do të vazhdoj deri më 21 qershor 2007, ku do të zhvillohen edhe tema tjera si: Metodat kërkimore në biznes dhe ekonomi; Sistemi i Bolonjës dhe sigurimi i kualitetit në arsimin sipëror; dhe Diskutime mbi plan-programin e ri (curricula) dhe strukturës së lëndëve në Fakultetin Ekonomik.  

 

© Universiteti Shtetëror i Tetovës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.