6

Universiteti Shtetëror i Tetovës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin “Shën Kliment Ohrdiski” të Manastirit

Të mërkurën (17 tetor 2007), Universiteti Shtetëror i Tetovës dhe Universiteti “Shën Kliment Ohridski” në Manastir, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi. Marrëveshja është firmosur nga Rektori i USHT-së, prof. dr. Sadi Bexheti dhe Rektori i Universitetit të Manastirit prof. dr. Zllatko Zhoglev.

Programi i bashkëpunimit përfshin gjithsej 12 pika, ku ndër më të rëndësishmet janë: shkëmbimi i studentëve, realizimi i sistemit të vetëevaluimit për vlerësim të kualitetit, zgjerimi i bashkëpunimit me universite tjera si dhe mes organizatave studentore, veprimtaria hulumtuese-kërkimore, ajo botuese etj. Rektorët ndër të tjera theksuan se kjo marrëveshje është një mënyrë për të përforcuar pozicionet fillestare në prag të promovimit të një bashkësie dhe kompatibiliteti mes dy universiteteve.

“Programi i bashkëpunimit ndër të tjera përfshin projekte të përbashkëta, këmbimin e stafit dhe studentëve, ndërsa nënshkrimi i kësaj marrëveshje është një hap tepër pozitiv për fuqizimin e pozitave të USHT-së dhe vjen pas nënshkrimit të bashkëpunimit me universitete të tjera, atë të Tiranës dhe Prishtinës”, u shpreh për gazetarët Rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës, prof. dr. Sadi Bexheti.

Zyra për informim e USHT-së  

© Universiteti Shtetëror i Tetovës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.