6

Në USHT promovohet laureati i sivjetmë i Festivalit “Ditët e Naimit”

Të premten (19 tetor 2007) në Amfiteatrin e Rektoratit të Universitetit Shtetëror të Tetovës, në ditën e dytë të Festivalit të poezisë “Ditët e Naimit” u bë prezantimi i laureatit të sivjetmë, poetit danez Peter Poulsen, duke iu bashkangjitur fituesve të mëparshëm të këtij cmimi prestigjioz, si Ismail Kadare, Tomas Tidho, Desmond Egam dhe Marlio Argneta.

Manifestimin për promovimin e laureatit e hapi Prorektori për shkencë i Universitetit Shtetëror të Tetovës, doc. dr. Agim Shabani i cili në emër të Rektorit të USHT-së mbajti fjalim rasti, ku ndër të tjera potencoi se rasti i këtillë inkurajon veprimtarinë intelektuale dhe krijuese, sidomos perspektivën dhe ardhmërinë më të mirë të gjeneratave të reja.

“Poetin, mikun tonë Peter Poulsen, në emër të stafit udhëheqës, të profesorëve dhe studentëve të USHT-së e përgëzoj për marrjen e këtij cmimi të rëndësishëm letrar” – u shpreh Prorektori në emër të udhëheqësisë së Universitetit.

Kryetari i jurisë për ndarjen e cmimit, prof. dr. Isa Shema për fituesin e cmimit P. Poulsen u shpreh “ Është shkrimtar i shquar i letërsisë daneze, i afirmuar si poet, prozator, eseist dhe përkthyes letrar, trajton motive të llojllojshme. Ai është njeriu i ballafaquar me vështirësi jetësore.

Atë e quajnë shkrimtarë të dhembshurisë.” Peter Poulsen shpreh mirënjohës për cmimin, me këtë rast recitoi një poezi nga libri i tij. Festivali “Ditët e Naimit” ka tërhequr përfaqësues të 20 shteteve të ndryshme botërore, nga Amerika qendrore, Evropa e nga Ballkani me mbi 50 poetë e krijues.  

© Universiteti Shtetëror i Tetovës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.