6

Program artistik me rastin e promovimit të dy pullave postale në USHT

Të premten (19 tetor 2007) në amfiteatrin e Rektoratit të Universitetit Shtetëror të Tetovës u organizua një program i pasur artistik me rastin e promovimit të pullave postale me figurat e shquara të letërsisë dhe kulturës shqiptare, Fan Noli dhe Mitrush Kuteli.

Kjo është një iniciativë e përbashkët e Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe Postave të Maqedonisë, që njëkohësisht paraqet nismë bashkëpunimi mes këtyre dy institucioneve. Ceremoninë e promovimit të pullave postale e hapi Prorektori për shkencë doc. dr. Agim Shabani.

Në emër të Rektorit të USHT-së, theksoi se një ndër synimet e organizimit të këtij manifestimi në USHT është kuptimi dhe koncepti i lirisë akademike në institucionet e arsimit sipëror, si një komponent i rëndësishëm për zhvillim të qëndrueshëm dhe faktor për integrimin e plotë të Universitetit në rrjedhat e përgjithshme të vendit.

Mbi jetën e veprën e Fan S. Nolit dhe Mitrush Kutelit fjalë rasti mbanë Mr. Ibrahim Veliu dhe doc. dr. Luljeta Isaku.

Drejtori i Postave të Maqedonisë, z. Sadulla Izairi, shprehu falënderime Universitetit Shtetëror për mundësimin dhe organizimin e këtij manifestimi.

 

Programin e pasuruan edhe studentët, Altrim Mamuti me pjesë artistike nga veprat e Nolit dhe Kutelit, Yllza Baftiari me violë dhe Arben Ibrahimi me klarinet.

 

© Universiteti Shtetëror i Tetovës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.