6

JAVA E KULTURES ORGANIZUAR NGA USHT, MASH, Ministria e Kulturës

Të hënën (19 nëntor 2007), në Rektoratin e USHT-së u mbajt press-konferencë për gazetarë me rastin e prezantimit të programit “Java e kulturës”. nga Kryetari i Këshillit organizues i këtyre aktiviteteve Dr. Fejzulla Shabani dhe Dr. Vebi Xhemaili Kryetari i Këshillit organizues i këtyre aktiviteteve tha se këto zhvillime kulturore do të fillojnë me hapjen solemne të Institutit të Trashëgimisë Kulturore dhe do të përfundojnë me manifestimin mbi pavarësinë e Shqipërisë.

Nisja me punë e Institutit të trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve “ Pjetër Bogdani” dhe përvjetori i Kongresit të Manastirit, si dhe një organizim dy ditorë me rastin e pavarësisë së Shqipërisë do të përbëjnë ngjarjet kryesore të këtij muaji që do të kenë disa organizime të vecanta nga Ministria e Arsimit, ajo e Kulturës dhe Universiteti Shtetërorë i Tetovës gjegjësisht Dega e Historisë. Hapja solemne e Institutit do të mbahet më 22 nëntor në orën 12 ndërsa në datën 26 dhe 27 të këtij muaji do të mbahet tribunë shkencore kushtuar 95- vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë me të ftuar nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia të cilët edhe e kanë konfirmuar ardhjen e tyre dhe titujt e kumtesave.

Me rastin e hapjes solemne të Institutit “Pjetër Bogdani” më 22 nëntor, do të ketë një tribunë shkencore dhe aktivitete tjera që do të përbëjnë shtyllat kryesore për themelimin e këtij institucioni shumë të rëndësishëm shkencorë dhe kulturorë për shqiptarët e Maqedonisë. Këto aktivitete mbështeten financiarisht nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës si dhe Ministria e Kulturës. Gjithashtu do të ketë edhe një akademi Shkencore, me rastin e Kongresit të Alfabetit të gjuhës shqipe , në të cilin fjalë përshëndetëse do të kenë ministri i Arsimit dhe Shkencës Sulejman Rushiti dhe Rektori i USHT-së, prof.dr. Sadi Bexheti. Për në mbrëmje është paraparë një manifestim në Teatrin e Kombësive në Shkup.
Në këto dy organizime kulturore dhe shkencore që kanë të bëjnë me data të rëndësishme të historisë shqiptare do të marrin pjesë personalitete të shquara të hisotiografisë dhe gjuhësisë shqiptare.  

© Universiteti Shtetëror i Tetovës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.