6

Delegacion i Universitetit të Barit në USHT

 

Një delegacion i Universitetit të Barit nga Italia, ka qëndruar në USHT. Delegacionin italian e ka udhëhequr prof. dr. Franco Botta, ndërsa është pritur nga Rektori prof. dr. Sadi Bexheti, kryetari i senatit prof. dr. Lutfi Istrefi dhe sekretari Ali Salihi.

Në takim është biseduar për bashkëpunimin ndërmjet dy universiteteve, fushave të bashkëpunimit si dhe për projekte të ndryshme. Të dyja palët kanë rënë dakord që grupe ekspertësh dypalëshe të punojnë për përpilimin e marrëveshjes për bashkëpunim, ndërsa në takimin e ardhshëm kjo marrëveshje të nënshkruhet nga ana e dy rektorëve.

 

Zyra për informim e USHT-së  

© Universiteti Shtetëror i Tetovës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.