6

Atasheu francez, Gerard Leyzieux mbështet programin studimor të gjuhës frënge

Një delegacion i ambasadës franceze në Maqedoni, udhëhequr nga atasheu për bashkëpunim të gjuhës frënge, Gerard Leyzieux, më 21 maj (të hënën), qëndruan në një vizitë pune në Universitetin Shtetëror të Tetovës, ku u takuan me shefin e zyrës për marrëdhënie ndërkombëtare, Senad Abdulin dhe profesorin e gjuhës frënge Shefki Lumën.

Në këtë takim ndër të tjera, shefi i zyrës për marrëdhënie ndërkombëtare, Senad Abduli, i njoftoi mysafirët me punën e Universitetit Shtetëror të Tetovës, ndërsa me theks të vecantë u bisedua për programin studimor gjuhë dhe letërsi frënge, që do të fillojë të funksionojë gjatë vitit të ardhshëm akademik.

Delegacioni francez në pika të vecanta u interesua edhe për atë se a ekziston gjuha frenge si gjuhë e dytë, për të cilën profesor Shefki Luma tha se si i tillë ekziston, për të gjitha drejtimet. Përfaqësuesit francez nënvizuan se janë duke punuar për të ndihmuar universitetin në artikulimin e programit studimor, si dhe për një ndihmë në kuadrin mësimdhënës, sidomos në atë të përkthimeve.

Nga francezët u sugjerua që në programin studimor të gjuhës dhe letërsisë franceze të ketë më shumë lëndë pedagogjike dhe didaktike. Nga ana tjetër delegacioni francez njoftoi nikoqirët se dy francez nga vjeshta e këtij viti do të qëndrojnë në Tetovë, në kuadër të misionit të tyre në Aleancën franceze dhe do të jenë të gatshëm të ndihmojnë me inkuadrimin e tyre në Universitet. Profesor Shefki Luma bëri të ditur se pjesë e kuadrit sigurohet nga bashkëpunimi me Universitetet në Shkup, Prishtinë dhe Elbasan.

Ndërsa në fund palët u dakorduan që të realizohet edhe një takim tjetër, ku do të mundej të bisedohet edhe në detaje për programin studimor të gjuhës dhe letërsisë frënge.  

© Universiteti Shtetëror i Tetovës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.