6

Koncert me orkestrën simfonike të RTSH-së dhe artistë të USHT-së në Ohër

Me rastin e përmbylljes së Seminarit të Parë Ndërkombëtarë të Albanologjisë, të shtunën (22 shtator 2007), në Pallatin e Kulturës në Ohër, u organizua Koncert me orkestrën simfonike të Radiotelevizionit Shqiptar dhe artistë nga Universiteti Shtetëror i Tetovës, me pjesëmarrjen e emrave të njohur si Sihana Badivuku (violinë), Blerim Grubi (violë), Selami Kolonja (tenor), Besiana Mehmedi (mezzo-soprano), Gordana Nedelkovska (oboe), nën dirigjimin e Jetmir Barbullushi dhe Eno Koco.

Me rastin e këtij gala koncerti i cili u transmetua njëkohësisht edhe në disa media drejtpërdrejt, përfshirë MTV-në, RTK-në dhe RTSH-në, Rektori i USHT-së, prof. dr. Sadi Bexheti, mbajti fjalim rasti ku ndër tjera tha: “ Kam kënaqësinë e vecantë të shpreh vlerësimin se Seminari I-rë Ndërkombëtar i Albanologjisë përfundoi punimet me sukses të plotë.

Unë jam i bindur se ky takim i dijetarëve jo vetëm që ka dhënë rezultate të reja shkencore në fushën e gjuhësisë, letërsisë dhe në fushat që përkojnë me to, por ai ka një rëndësi të vecantë edhe nga fakti se në Ohrin e bukur keni hapur horizonte të reja të bashkëpunimit dhe humanizmit.

Në këtë koncert ishin të pranishëm albanologë të vendeve të ndryshme, fytyra politike e kulturore nga vendi e jashtë, profesorë, studentë, artdashës etj. Seminari I-rë Ndërkombëtar i Albanologjisë organizuar nga Universiteti Shtetëror i Tetovës, me përkrahje të Ministrive, asaj të arsimit dhe shkencës, si dhe asaj të kulturës, filloi aktivitet nga 17 shtatori dhe përfundoi me 23 shtator 2007.

Gjatë punimeve të Seminarit janë promovuar disa libra, si “Bashkëmarrëdhëniet gjuhësore shqiptaro – maqedonase” të autorit Qemal Murati, “Nobelistët e letërsisë” të Avni Spahiut etj. Si një aktivitet i rëndësishëm shkencor, me pjesëmarrjen e mbi 100 albanologëve të shquar nga vendi, Shqipëria, Kosova, Italia, Austria, Gjermania etj.,

Seminari i vetmi i këtij lloji që ngërtheu më shumë elemente të kulturës e gjuhës, rezultoi si mjaft i suksesshëm në vlerësimet e analistëve dhe gazetarëve që kanë përcjell këtë aktivitet. Seminari i albanologjisë do të jetë aktivitet shkencor tradicional.

 

Zyra për informim e USHT-së  

© Universiteti Shtetëror i Tetovës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.