6

Inaugurimi i Institutit “Pjetër Bogdani”, Akademi shkencore me rastin e Ditës së Alfabetit Shqip nga USHT

 

Si pjesë e aktiviteteve gjatë “Javës së kulturës” organizuar bashkërisht mes Ministrisë së arsimit dhe shkencës, Ministrisë së Kulturës dhe Universitetit Shtetëror të Tetovës, në Teatrin e kombësive-Shkup u organizua Akademi Shkencore për Ditën e alfabetit shqip. Akademia shkencore pasoi menjëherë pas inaugurimit të Institutit të trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve “Pjetër Bogdani” në Hani Kurshumli - Carshia e Vjetër, Shkup, ku ishin të pranishëm kryeministri i RM-së, z. Nikolla Gruevski i cili edhe bëri inaugurimin e Institutit, z. Arbën Xhaferi, ideatori i themelimit të Institutit, ministra dhe përfaqësues të lartë të Qeverisë dhe trupit diplomatik, rektorët e Universiteteve, gjuhëtarë, historian e shkencëtarë.

Akademia shkencore e organizuar nga Universiteti Shtetëror i Tetovës iu përkushtua Ditës së Alfabetit shqip dhe Kongresit të Manastirit. Fjalë përshëndetëse me rastin e fillimit me punë të akademisë shkencore mbanë: kryetari i parlamentit të RM-së, z. Lubisha Georgievski, z. Arbën Xhaferi, Rektori i USHT-së, prof. dr. Sadi Bexheti, Rektori i Universitetit të Shkodrës, prof. dr. Mahir Hoti, ambasadori i Shqipërisë në RM, z. Vladimir Prela, Rektori i UEJL-së, z. Alajdin Abazi, Rektori i Universitetit të Manastirit z. Zlatko Zhoglev dhe drejtori i Institutit të historisë - Prishtinë, z. Jusuf Bajraktari.

Rektori i USHT-së, prof. dr. Sadi Bexheti me këtë rast u shpreh: “Sot, kur po shënojmë këtë përvjetor të rëndësishëm, ndjej kënaqësi të vecantë të Ju përshëndes në emër të stafit udhëheqës, profesorëve dhe studentëve Universitetit Shtetëror të Tetovës. Në këtë përvjetor të Kongresit të alfabetit, ndjehem edhe më krenar sepse ëndrra e rilindësve për njësimin e alfabetit nuk ishte vetëm cështja e gjuhës, por edhe i shkollës dhe arsimit shqip”. Punimet e akademisë shkencore përmes kumtesave i hapi akademik Kristaq Prifti me “Kongresi i Manastirit dhe vendi i tij në historinë kombëtare shqiptare”.

Kumtesa lexuan edhe doc. dr. Vebi Xhemaili, prof. dr. Fejzulla Shabani, prof. dr. Fadil Sulejmani, prof. dr. Hajrullah Koliqi, doc.dr. Vebi Bexheti, prof. dr. Avzi Mustafi, doc. dr. Zeqir Kadriu dhe prof. dr. Nexhat Abazi. Të gjitha punimet shkencore nga Akademia Shkencore për Ditën e alfabetit shqip si dhe punimet që do të vijojnë me rastin e akademisë shkencore mbi 95 Vjetorin e Pavarësisë së Shtetit Shqiptar do të botohen në një buletin shkencor nga USHT-ja. Zyra për informim e USHT-së  

© Universiteti Shtetëror i Tetovës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.