6

Prezantimi i programit të bursave FULBRIGHT për studiues në USHT

 

Përfaqësues të ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Maqedoni nën kryesimin e zonjës Amy Storrow, zyrtare nga marrëdhëniet me jashtë, qëndruan në Universitetin Shtetëror të Tetovës. Qëllimi i vizitës ishte prezantimi i programit të bursave për studiues FULBRIGHT, njëra nga programet më të njohura në botë që financon hulumtues të fushave të ndryshme, programe për studime master si dhe studime deridiplomike e këmbim studentësh. Z. Storrow para profesorëve dhe asistentëve të USHT-së prezantoi programin e bursave të FULBRIGHT dhe dha informacione mbi natyrën e programit të bursës, mundësitë që ofrohen, mënyrën e aplikimit, afatet e aplikimit dhe informacione tjera rreth programit të bursës.

“Programi është i dizajnuar për profesorë që kanë të kryer doktoraturës (për artet master) dhe zgjat nga 4 deri në 9 muaj. Kërkohet vetëm pasion për hulumtime.” – u shpreh përfaqësuesja e ambasadës amerikane.

Në prezantim ishin të pranishëm profesorë dhe asistentë nga të gjitha fakultetet e USHT-së dhe përfaqësues të zyrës për marrëdhënie ndërkombëtare të USHT-së të cilët edhe do të ofrojnë mbështetje për aplikim. Materialet e nevojshme për aplikim mund të merren në këtë link:

http://skopje.usembassy.gov/fulbscholar0809.html  

© Universiteti Shtetëror i Tetovës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.