6

Drejtuesit e Organizatës ndërkombëtare humanitare islame të Arabisë Saudite qëndruan në USHT

Sot (25 tetor 2007) në Universitetin Shtetëror të Tetovës qëndruan drejtuesit më të lartë të Organizatës ndërkombëtare humanitare islame të Arabisë Saudite (International Islamic Relief Organization, Saudi Arabia - IIROSA) nën kryesimin e dr. Adnan Khalil Basha, drejtorit të këshillit të organizatës, njëkohësisht edhe sekretar gjeneral i saj.

Organizata ndërkombëtare humanitare islame e Arabisë Saudite (IRROSA) është organizatë humanitare nën ombrellën e Ligës Botërore Islame dhe funksionon ndërkombëtarisht. \

Në bashkëpunim me filantropistët, “Organization”, e cila është themeluar pas vendimit të marrë në sesionin e 20-të të Këshillit kushtetues të Ligës Botërore Islame në vitin 1398 (1978) dhe pëlqimit mbretëror në vitin 1399 (1979), ka për qëllim të lehtëson vuajtjet e njerëzve me nevoja në mbarë botën.

Është organizatë e pavarur ligjërisht, në aspektin administrativ dhe financiar brenda kornizave të kushtetutës dhe rregulloreve. Z. Adnan Khalil Basha shprehu interesimin për të ofruar ndihmesë Universitetit Shtetëror të Tetovës, edhe atë duke u fokusuar parimisht në dy pika kryesore. E para, për të ndihmuar studentët përmes ofrimit të një burse për studime pasdiplomike, përmes një seleksionimi të studentëve më të mirë nga të gjithë fakultetet e USHT-së.

E dyta, të investohet dhe punohet në drejtim të hapjes së drejtimit orientalistikë (gjuhë arabe etj.) pranë Fakultetit Filologjik. Ai gjithashtu informoi rreth aktiviteteve në vende të ndryshme si në Tajlandë, Pakistan, Turqi etj. Rektori i USHT-së, prof.dr. Sadi Bexheti njoftoi drejtuesit e organizatës humanitare me gjendjen aktuale të Universitetit. Rektori informoi edhe për akreditimet e reja dhe u shpreh se do të punohet për hapjen e drejtimit të orientalistikës me shpresë që nga fillimi i vitit të ardhshëm akademik të startohet me këtë drejtim të ri studimor.

Gjithashtu, u shpreh mirënjohës dhe falënderues për ndihmën që ofron organizata për avancimin e studentëve në studime pasdiplomike, përmes bursave që ofron kjo organizatë ndërkombëtare humanitare.

Në delegacionin e përfaqësuesve të organizatës IIROSA ishin edhe drejtori për Ballkanin, Ismet A. Kazami dhe përfaqësuesit nga dega në Maqedoni, Bekim Sulejmani, Nizam Aruci dhe Agron Emini.

Për më shumë informacione rreth bursave për studime pasdiplomike që ofrohen nga Organizata ndërkombëtare humanitare islame nga Arabia Saudite vizitoni faqen e Universitetit Shtetëror të Tetovës www.unite.edu.mk  

© Universiteti Shtetëror i Tetovës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.