6

Universiteti Shtetëror i Tetovës thellon bashkëpunimin me Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Shtutgardit

Nga data 21 tetor deri më 24 tetor 2007, delegacioni i Universitetit Shtetëror të Tetovës realizoi vizitë pune në Universitetin e Shkencave të Zbatuara në Shtutgardit dhe me këtë rast realizoi takime me Rektorin e Universitetit Prof. Reiner Franke, Prorektoren për mësim prof. Silvia Weber, Prorektorin për Marrëdhënie të jashtme Prof. Michael Geiger.

Në takimin që u realizua mes Rektorëve të Universitetit të Shkencave të Zbatuara të Shtutgardit dhe Universitetit Shtetëror të Tetovës, z. R. Franke dhe prof. dr. Sadi Bexheti, u diskutua për vazhdimin e bashkëpunimit mes dy Universiteteve në të ardhmen. Informata në lidhje me punën dhe aktivitetet e USHT u dhanë nga Rektori prof. dr. Sadi Bexheti, ndërsa në vecanti u diskutua për Fakultetin e shkencave të zbatuara, respektivisht programet studimore të këtij fakulteti.

Prorektorja Webber foli për aktivitetet konkrete gjatë vitit të ardhshëm ku ndër të tjera përmendi Shkollën verore 2008/2009 që do të mbahet në fund të muajit gusht, apo fillim të shtatorit ku do të realizohet trajnim në degën e ndërtimtarisë fizike në gjuhën gjermane, do të organizohet një program interkulturor në bashkëpunim edhe me Ambasadën e Gjermanisë ndërsa në fund të projektit studentët do të bëhet testimi i grupit të studentëve që përbëhet nga 20-25 dhe do të marrin certifikatë.

Një numër i vogël i studentëve lejohet të jetë edhe nga shtetet fqinje. Gjithashtu u diskutua edhe për realizimin e këmbimit të studentëve dhe profesorëve, të paraparë sipas marrëveshjes paraprake ku parashihet mundësimi i realizimit të semestrit praktik në ndërmarrjet e ndërtimit me të cilat bashkëpunon Universiteti i Shtutgardit. Delegacioni i USHT-së vizitoi edhe laboratorët e ndërtimtarisë së Universitetit të Shtutgardit, zyrën për marrëdhënie të jashtme, realizoi takim me udhëheqësin e institutit të gjuhëve të huaja, si dhe bibliotekën universitare.

Nga Universiteti i Shtutgardit u ofruan një numër të konsiderueshëm i librave nga shkencat e zbatuara që mund të shfrytëzohen si literaturë gjatë ligjëratave si dhe pajisje laboratorike për Fakultetin e shkencave të zbatuara konkretisht për laboratorin për testimin e materialeve.

Në delegacionin e Universitetit Shtetëror të Tetovës, përpos Rektorit ishin edhe Prorektori për marrëdhënie ndërkombëtare, prof. dr. Hamit Mehmeti, dekani i Fakultetit të Shkencave të Zbatuara, doc.dr. Sulejman Meta, dekani i Fakultetit filologjik doc.dr. Luljeta Isaku, profesorët Izer Maksuti, Ankica Antovska, Kujtim Elezi dhe Teuta Isai, si dhe Behare Kasami nga zyra për marrëdhënie ndërkombëtare.  

© Universiteti Shtetëror i Tetovës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.