6

USHT-JA EDHE ME NJË KONTRATË ME KARAKTER JETIK

Të premten (27.07.2007) u nënshkruajt kontrata në mes përfaqësuesve të USHT-së dhe të IN-PUMA ndërmarrje për urbanizëm, komunikacion dhe ekologji nga Shkupi. Kontrata u nënshkrua nga ana e Rektorit të USHT-së, Prof.dr. Sadi Bexheti dhe drejtori i ndërmarjjes IN-PUMA Borisllav Josifov.

Kontrata në fjalë përfshinë: përpunimin e dokumentacionit urbanistik dhe revizionin e të njëjtës, të përpunimit të idesë themelore të projektit për ndërtime të larta, ndërtime të ulta-infrastruktura e rrugëve dhe komunikacionit, realizimin e revizionit të dokumentacionit teknik të të gjitha fazave, përcjellja e fazave të realizimit e tjerë.

Realizimi i kësaj kontrate do të përpilohet me kontrata të vecanta për secilën lëndë.

 

ZYRA PËR INFORMIM E USHT-së  

© Universiteti Shtetëror i Tetovës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.