6

POSTA E MAQEDONISË me njësi punuese - sportel në USHT

Të mërkurën (29 gusht), drejtori i njësisë rajonale-Tetovë i Postës së Maqedonisë, z. Muhamed Zylbeari, prezantoi njësinë e re punuese në hapësirat e Universitetit Shtetëror të Tetovës.

Sipas tij, ky investim do të jetë në të mirë të studentëve dhe qytetarëve të Tetovës që jetojnë afër kësaj njësie punuese, në kuptimin e përmirësimit të shërbimeve dhe ofrimit preciz të shërbimeve.

Ofrimet e këtij sporteli të parë do të mund t’i shfrytëzojnë edhe 2 shkollat e mesme që janë në afërsi të USHT-së, si Shkolla e mesme e Bujqësisë dhe Shkolla e mesme e medicinës.

Z. Muhamed Zylbeari u shpreh se planifikohet së shpejti të hapet edhe një njësi punuese pranë objektit të Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore, gjithnjë duke ua lehtësuar studentëve dhe profesorëve shërbimet.

Ai gjithashtu u shpreh se për iniciativa të tilla ka përkrahje nga Bordi i drejtorëve dhe se planifikohen projekte të tilla të ngjashme edhe në të ardhme.

 

 

Zyra për informim

© Universiteti Shtetëror i Tetovës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.