6

Në bazë të nenit 198 të Ligjit për arsimin sipëror (Gazeta Zyrtare e RM. Nr. 64/00 dhe 49/03) dhe nenit 6 të Ligjit për ndryshimin e Ligjit për arsimin sipëror (Gazeta Zyrtare e RM. nr. 51-2007), Universiteti Shtetëror i Tetovës lëshon këtë:

 

N J O F T I M

Njoftohen studentët të cilët i kanë kryer të gjitha provimet e studimeve deridiplomike në fakultetet përkatës të Universitetit të Tetovës, se në bazë të nenit 6 të Ligjit për ndryshimin e Ligjit për arsimin sipëror (Gazeta zyrtare e R.M. nr. 51/07), të bëjnë kërkesë deri te Universitetit Shtetëror i Tetovës për njohjen e provimeve të dhëna për marrjen e diplomës nga fakultetet përkatëse të Universitetit Shtetëror të Tetovës.

Në bazë të Vendimit të Komisionit për transfer të studentëve dhe njohjen e të gjitha provimeve të dhëna nga Universiteti i Tetovës në Universitetin Shtetëror të Tetovës, Universiteti këtyre studentëve do t’u lëshojë diploma për kryerjen e studimeve në fakultetet përkatëse në përputhshmëri me Programet studimore të akredituara të Universitetit Shtetëror të Tetovës.

Studentët e lartpërmendur janë të obliguar të bëjnë kërkesë deri te Arkivi i Universitetit Shtetëror të Tetovës, në afat sa më të shkurtë kohor të mundshëm. Me kërkesën studenti dorëzon edhe fletëpagesën prej 3.000 denarë për mbulimin e shpenzimeve të procedurës. Studentët të cilët i plotësojnë kushtet për marrjen e diplomës janë të obliguar të paguajnë 2.000 denarë për Certifikatë, për studentë të diplomuar në fushat përkatëse deridiplomike dhe 4.500 denarë për marrjen e diplomës për përfundimin e studimeve deridiplomike në Universitetin Shtetëror të Tetovës. Diplomat, këtyre studentëve do t’ju dorëzohen në afatin sa më të shkurtë kohor të mundshëm.

Vërejtje:
Studentët të cilët kanë bërë pagesa më të ulëta se shumat e lartë shënuara, janë të obliguar të bëjnë pagesa shtesë. Informata më të hollësishme mund të merrni në Zyrën për dhënien e diplomave të Universitetit.

Njoftimin mund ta merni si Word ose pdf.

Tetovë, më 29.10.2007
Universiteti Shtetëror i Tetovës  

© Universiteti Shtetëror i Tetovës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.