6

Shkrimtari francez Andre-Iv Portnof në USHT

Hulumtuesi dhe shkrimtari francez Andre-Iv Portnof, përfaqësues të Ambasadës franceze dhe të Qendrës Kulturore franceze dhe Aleancës Franceze qëndruan në Universitetin Shtetëror të Tetovës. Ata u pritën nga Rektori i USHT-së, prof. dr. Sadi Bexheti dhe shefi i zyrës për marrëdhënie me jashtë, Doc. Senad Abduli.

Rektori i USHT-së u shpreh mirënjohës për vizitën e profesor Portnof, për përkrahjen e vazhdueshme të ambasadës franceze dhe bashkëpunimin e ndërsjellë gjithnjë e më të madh.

Hulumtuesi dhe shkrimtari francez Andre-Iv Portnof me këtë rast, para studentëve të Fakultetit Filologjik mbajti një prezantim të shkurtër mbi dy librat e fundit të përkthyera edhe në gjuhën shqipe dhe hapi debat mbi tezat që trajtohen në këto dy botime të vetë autorit.

Gjithashtu u promovuan dy librat, përkthime në gjuhën shqipe: “Bast në inteligjencë” dhe “Shtigje inovative”.  

© Universiteti Shtetëror i Tetovës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.