6

BURSA 3-MUJORE PËR STUDIME PASDIPLOMIKE NË BRITANI

Ministria e arsimit dhe shkencës dhe fondi britanez ofrojnë bursa 3 mujore për studime pasdiplomike në Britani të Madhe. Kandidatët e interesuar duhet ta njohin shumë mirë gjuhën angleze dhe duhet të jenë më të ri se 30 vjet, në vitin në të cilin duan ta fillojnë specializimin. Informata shtesë dhe formularët për aplikim mund të merren në web faqen www.britishscholarshiptrust.org apo në Ministrinë e arsimit dhe shkencës (rruga e Ilindenit pn), kontakt personi Hanife Dardhishta, tel. 02/ 3118-022 lok.131.

Dokumentet e nevojshme:

Lutje deri te Ministria;

1. Biografi e plotë,

2. Propozim-program për qëndrimin, hulumtimin (jo më shumë se një faqe A4),

3. Kopje të diplomës universitare dhe vërtetim, të vërtetuara në gjyq.

4. Dy rekomandime (të mbyllura në zarf).

5. Vërtetim për njohje të gjuhës,

6. Formular paraqitjeje me dy fotografi

Të gjitha dokumentet të përgatiten në dy kopje (në gjuhë angleze) dhe të dorëzohen deri te Ministria e arsimit dhe shkencës deri më datë 27 dhjetor 2007.  

© Universiteti Shtetëror i Tetovës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.