Lajme:

 

Studentët e orientalistikës së USHT-së, pjesën praktike do ta kryejnë në Universitetin e Thrakisë në Turqi

 

Studentët e orientalistikës në kuadër të fakultetit filozofik të USHT-së, këtë javë u nisën për në Turqi, për pjesën praktike, të cilat i zhvillojnë në Universitetin e Thrakisë. Për vizitën në fjalë mr. Adnan Ismaili, shef i katedrës së Orientalistikës deklaroi se “, studentët kanë mësuar një vit gjuhën turke dhe gjuhën arabe, sivjet në universitetin e Edrenesë në Turqi dërgojmë studentët një muaj e gjysmë përafërsisht do jetë një kurs drejtpërsëdrejti i gjuhës turke, letërsisë historisë së gjuhës turke e kështu me radhë do mësohet atje. Qëllimi është se këtu e kanë mësuar teorinë, atje praktikën.”

 


Studentët nga ky udhëtim presin që të thellojnë dijet për gjuhën dhe kulturën turke, që është pjesë e studimit të gjuhëve dhe kulturave orientale.
“Qëndrimi ynë, sigurisht që presim që të japë në radhë të parë frytin e profesorëve që kanë kontribuar gjatë vitit që sapo përcollëm, vitin akademik që njëkohësisht ishte edhe viti i parë në drejtimin që jemi ne orientalistikë. Pra, jemi gjenerata e parë në orientalistikë. Rezultatet presim të jenë në përputhshmëri me punën e profesorëve”, shprehet një student i kësaj katedre.
“Në vazhdën e programit apo marrëveshjes që e kemi me Universitetin e Thrakisë,  besojmë që do i thellojmë edhe më tej marrëdhëniet me universitetin e tyre do kemi seminare dhe ligjërata të ndryshme vizita në vende të ndryshme dhe besojmë që do jenë qëllimmira dhe besojmë që do arrijmë t’i thellojmë edhe më tej ato që i kemi me ta”, shprehen studentët e entuziazmuar për realizimin e kësaj praktike.
Drejtimi i orientalistikës është i pari i këtij lloji në Maqedoni që u hapë vitin e kaluar në kuadër USHT-së, ku studiohen dhe mësohen gjuhët dhe kulturat e shteteve të lindjes siç janë turqishtja, arabishtja, persishtja  e tjera, që janë në interes të thellimit dhe kultivimit të vlerave humane, shkencore e fetare.
USHT-ja në muajin mars të 2010 nënshkroi Memorandum bashkëpunimi me Rektorin e Universitetit të Trakisë, për avancimin, forcimin dhe promovimin e bashkëpunimit të ndërsjellë mes këtyre dy Universiteteve që vendosën marrëdhënie më të fuqishme akademike, kulturore dhe bashkëpunimi për trajnimin dhe përparimin e stafit akademik me karakter të ndërsjellë. Kjo praktikë ofron njohuri dhe shkëmbimin e përvojës dhe punëve të përbashkëta, në fusha të ndryshme shkencore dhe edukative për të gjetur zgjidhje për problemet shkencore me interes të ndërsjellë. Sipas marrëveshjes ndëruniversitare, praktika e studentëve të orientalistikës jetëson bashkëpunimin në fushat me interes të përbashkët e me theks të veçantë për arsimim, trajnim dhe qëllime kërkimore.

 

Zyra për Informim

 

 

 

 

 

 

 

GAZETA UNIVERSITARE

PARLAMENTI I STUDENTËVE
Studentët e diplomuar

 

 

 

 

ISO 9001 - 2000