
Lajme:
Në USHT u hap zyra për antikorupsion
Studentët e USHT-së, prej sot (01.07.2010 e martë) kanë mundësi që të paraqesin të gjitha rastet e korrupsionit në zyrën që funksionon në kuadër të Parlamentit Studentor dhe që për këtë qëllim u promovua nga ana e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Nikolla Todorov, zëvendëses së tij, Lindita Qazimi dhe kryetarit të Parlamentit Studentor të USHT-së, Shaban Arsllani.
Sipas Arsllanit deri më tani nuk ka pasur raste të paraqitjes së kësaj dukurie, “ne jemi në teren për çdo ditë. Bisedojmë me studentët dhe deri më tani nuk na kanë paraqitur ndonjë rast më drastik. Deri më tani kemi pasur vetëm disa raste të pakta, kur janë ankuar se disa profesorë kërkojnë që të mësohet nga librat e tyre, gjë që deri diku mund të them se është në rregull, pasi profesorët kanë dhënë mund për një gjë të tillë”, theksoi Kryetari i Parlamentit të USHT-së, Shaban Arsllani, me rastin e promovimit të Zyrës për antikorrupsion që do të funksionojë në kuadër të Parlamentit Studentor të USHT-së.
Zyra për Informim
|

PROGRAMI ERASMUS 