Lajme:

 

MASH ndryshon politikën

 

USHT i habitën edhe vetë inspektorët

 

 

Xhorxhi Arsov, që para 10 ditëve kishte deklaruar se inspektorët në USHT kanë konstatuar shumë parregullsi, thotë se në këtë universitet po bëhen aq përparime në eliminimin e parregullsive sa “USHT nuk mund të njihet se është e njëjta”, shprehet ai

Laura PAPRANIKU
Shkup, 30 qershor – Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) ka ndryshuar kursin e politikave ndaj Universitetit Shtetëror të Tetovës (USHT). Paralajmërimet për parregullsi të shumta ligjore, që 10 ditë më parë ishin kumtuar nga vetë ministri i Arsimit dhe Shkencës, Nikolla Todorov dhe drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Arsimit Xhorxhi Arsov, janë kthyer në lëvdata për përmirësimet e shpjeta që thuhet se po bën USHT-ja kohëve të fundit. Madje, sipas drejtorit Arsov përmirësimet janë aq të mëdha sa po habiten edhe vetë inspektorët, të cilët sikurse tha ai, nuk po arrijnë ta njohin USHT-në e tanishme me USHT-ja e para disa muajve.
“USHT ka ecur shumë larg sa i takon largimit të parregullsive”, pohoi Arsov, ndërsa nëse krahasohen raportet e vitit të kaluar për USHT-në dhe raportet e tanishme, të duket sikur nuk është i njëjti institucion. “Duke i krahasuar raportet e bërë nga inspektorët në maj të vitit ët kaluar me ato që më tregojnë tani inspektorët USHT nuk mund të njihet se është e njëjta. Ka ecur shumë larg sa i takon përmirësimit të parregullsive”, u shpreh Arsov. Ai gjithashtu ka sqaruar se parregullsitë në USHT nuk janë të atij karakteri që do të mund të rrezikojnë mbylljen e përkohshme të universitetit apo të programeve të caktuara studimore. “Përgjithësisht mund të them për USHT-në se ka lëshime për të cilat do të jepen vendime përkatëse dhe kundërvajtje e, nëse nuk i largojnë ato për afatin që do të jepet nga ministri atëherë në një takim tjetër me gazetarë do të kumtohet edhe vendimi eventuale i paralajmërimit për mbyllje të përkohshme. Mirëpo, USHT është larg atij rreziku, sepse vërejtjet e konstatuara nuk janë të lloji që mund të rrezikojnë mbylljen”, shpjegoi drejtori i Inspektoratit. Ai, tha se kishte fituar këtë mendim, pasi paraprakisht kishte dëgjuar rrëfimet e të gjithë inspektorëve për situatën aktuale në USHT.

 


Pesë inspektorë të ISHA-së, për dy javë, shoshitën gjithë punën në USHT-së duke i dhënë fund aksionit në fazën e inspektimit. Aktualisht, procesi është në fazën e përpilimit të materialit dhe përshkrimit të procesverbaleve, të cilat duhet të publikohet javëve në vazhdim.
Të hënë e javës që shkoi, për çështjen e USHT-së Arsov deklaroi se “inspektorët punojnë një kohë të gjatë, kanë kontrolluar disa herë dhe në disa raste, pasi punohet për analizë me themel, të pasqyrimit të komplet situatës në këtë universitet. Mendoj se maksimumi për një javë do të jenë gati të gjitha kontrollet dhe analizat e të gjitha fakulteteve, ku ka shumë parregullsi”. Mirëpo 10 ditë pas asaj deklarate, i njëjti person deklaron se USHT ka bërë aq përparime sa nuk arrijnë ta njohin as vetë inspektorët. Ministri Todorov, që gjithashtu paralajmëroi “padi për kundërvajtje për shkak të parregullsive të konstatuara” është në pritje të raportit të ISHA-së. Në muajin mars, USHT-së iu dërgua vërejtja për pa rregullsitë që ISHA-ja kishte konstatuar në zgjedhjen e rektorit Agron Reka si dhe në kapërcimin e afateve për dhënien e thirrjeve shkencore. Lënda është në komisionin e shkallës së dytë, në Qeveri, pasi USHT kontestoi atë vendim. Çështja, pra është bllokuar në Qeveri, pasi pa prononcimin e Komisionit të shkallës së dytë nuk mundet të ndërmerret asnjë hap.

 

 

 

 

 

 

 

GAZETA UNIVERSITARE

PARLAMENTI I STUDENTËVE
Studentët e diplomuar

 

 

 

 

ISO 9001 - 2000