Universiteti Shtetëror i Tetovës model për universitetet publike në vend
Universiteti Shtetëror i Tetovës gjatë vitit akademik 2009/2010 ka arritur të konsolidohet dhe funksionojë në pajtim me Ligjin për arsimin e lartë në vend. ,,Për një vit akademik kemi arritur ta shndërrojmë këtë institucion në një vatër të mirëfilltë të arsimit dhe shkencës dhe kemi vendosur rregulla dhe disiplinë në pajtim me ligjin”, tha Rektori, prof. dr Agron Reka, në fjalën e tij të sotme, me rastin e njëvjetorit të riorganizimit të Universitetit Shtetëror të Tetovës.

“Me këtë rast i falënderoj bashkëpunëtorët e mi, stafin akademik, administrativ dhe personelin teknik për vullnetin dhe angazhimin tuaj, për ta vendosur Universitetin tonë në binarë të sigurt”, tha Rektori, prof. dr. Agron Reka.
Këto përparime të theksuara në USHT i ka vërtetuar edhe Inspektorati për arsim i Ministrisë për Arsim dhe Shkencë. USHT ka ecur shumë larg për sa i takon mënjanimit të parregullsive, ndërsa nëse krahasohen raportet e vitit të kaluar për USHT-në dhe raportet e tanishme, të duket sikur nuk është i njëjti institucion. “Duke i krahasuar raportet e bërë nga inspektorët në maj të vitit të kaluar me raportet e këtij viti USHT nuk mund të njihet se është i njëjti institucion, dhe ka ecur shumë larg për sa i takon përmirësimit të parregullsive”, kështu deklaroi në një konferencë për mjetet e informimit, drejtori i Inspektoratit Shtetëror për Arsim, Xhorxhe Arsov. Rektori, prof. dr Agron Reka, para punonjësve të Universitetit tha se: ,,Këto merita u takojnë juve dhe puna juaj me devotshmëri i solli këto rezultate të cilat na motivojnë për të vazhduar edhe në të ardhmen për përsosjen e procesit mësimor e shkencor.

Për një vit e kemi thelluar bashkëpunimin institucional, si me universitetet e vendit po ashtu edhe me universitetet nga rajoni dhe ato ndërkombëtare”, theksoi rektori i USHT-së, dhe shtoi se: ,,Marrëdhëniet tona janë shtrirë në shumë fusha, si: këmbimi i stafit akademik dhe i studentëve, shkëmbimi i përvojave mësimore dhe forma të tjera të bashkëpunimit, përmes nënshkrimit të marrëveshjeve për bashkëpunim me universitetet nga Shqipëria, Kosova, Italia, Finlanda, Turqia, Kroacia, Finlanda dhe vende të tjera”.
Ne kemi përmbyllur me sukses vitin akademik dhe angazhohemi në përgatitjet e nevojshme për fillimin e vitit të ardhshëm. E kemi publikuar konkursin për regjistrimin e studentëve të ri në studimet deridiplomike, në programet studimore të USHT-së, në vitin akademik 2010/2010.
Me këtë rast, rektori i USHT-së për të punësuarit në universitet shtroi një koktej rasti.
Zyra për informim
|