VIZITA E REKTORIT TË UNIVERSITETIT TË KORÇËS
Sot, më 03.03.2010 (e mërkurë), në USHT realizoi një vizitë zyrtare delegacioni nga Universiteti i Korçës, i kryesuar nga rektori, prof. dr. Gjergji Mero, prorektori për mësimdhënie, prof. dr. Ali Jashari, kancelari i këtij universiteti, Ilir Sosoli dhe Ardian Çerava, lektor dhe koordinator për marrëdhënie ndërkombëtare të Universitetit ,,Fan Noli”, në Korçë.

Në këtë takim pune u dhanë propozime konkrete për bashkëpunimin si në fushën e zhvillimit të programeve studimore, pjesëmarrjen aktive në konferencat e ndryshme shkencore dhe shkëmbimin e kuadrove shkencore, duke përfshirë edhe studentët e këtyre dy institucioneve.

Këtë delegacion të nivelit të lartë universitar e prit Rektori, prof. dr. Agron Reka, ndërsa u bisedua që në të ardhmen e afërt të nënshkruhet marrëveshje për bashkëpun ndëruniversitar.

Vizita në fjalë u cilësua si hap drejt vënies së urave të bashkëpunimit në të gjitha sferat akademike, që janë në frymën dhe orientimet themelore të Universitetit Shtetëror të Tetovës.
Zyra për Informim-USHT
Kontakt: e-mail: press@unite.edu.mk
044/ 356 500, lokal 542
|