
Lajme:
Studentet e Gjeografisë për vizitë profesionale në Agjencinë për Kadastër në Shkup
Me rastin e vizitës, nga ana e zyrtarëve të institucionit në fjalë u shpalosën të gjitha detajet mbi funksionimin e agjencisë, legjislacionin aktual, projektet aktuale, të përfunduara dhe ata në përgatitje të sipër, sistemit e matjeve satelitore MAKPOS dhe situata aktuale e hartografisë në Maqedoni. Temat e cekura ishin përfshirë në katër prezantime, të cilat u paraqitën nga zonja Nesha Petrushevska (këshilltare e drejtorit të agjencisë), zoti Dimo Todorovski (magjistër i gjeoinformatikës – punonjës në sektorin për euro integrim në agjencion), zonja Verica Mukanova (punonjëse në departamentin e hartografisë) dhe zoti Sashe Dimeski (udhëheqës i sektorit për punë gjeodezike).
Pas çdo prezantimi, studentët parashtruan shumë pyetje, përgjigjet e të cilëve ndihmuan në thellimin e njohurive të tyre me shembuj praktik në fushën e gjeoinformacionit, si dhe legjislacionit aktual në Maqedoni.
Gjatë vizitës në agjenci, studentët u njohën edhe me procesin e përpilimit të hartave topografike dhe krijimit të bazave të të dhënave në GIS, duke parë drejtpërsëdrejti teknologjinë dhe softuerat bashkëkohorë për realizimin e proceseve të përmendura, si dhe duke tentuar të bëjnë hapat e tyre të para për përdorimin e tyre.
Vizita në agjencinë për kadastër të pasurive të paluajtshme përfundoi me fjalimin e udhëheqësit të ekspeditës doc.dr. Bashkim Idrizi, duke ju falënderuar zyrtarëve të agjencisë për përgjigjen pozitive ndaj kërkesës sonë e cila është përgjigje e tretë pozitive me radhë (viti 2008, 2009 dhe 2010), duke shpresuar se vizita e studentëve të gjeografisë në këtë institucion do të kalojë në traditë dhe do të paraqet mundësi për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet agjencisë në fjalë dhe Universitetit Shtetëror të Tetovës.
Zyra për Informim-USHT
|






PROGRAMI ERASMUS 