
Lajme:
Në USHT u organizua Panairi i parë i punës – “Job Fair 2010 “
Në USHT, gjatë ditës së enjte, 04.02.2010, qëndroi një delegacion i përbërë nga: Tracie Baravalle, nga Kompania “INTRAX”, Paila Martins, nga Kompania “Big Kahuna’s’, si dhe Aleksandar Manojlovski, nga “Zip Travel”, të cilët në kuadër të Panairit të punës “Job Fair 2010”, i cili u organizua nga Qendra për shërbime studentore dhe karrierë (QeSHK) e USHT-së, intervistuan studentët e USHT-së, si dhe të ardhur nga të gjitha universitetet e rajonit, të cilët kanë shprehur interesim, për punë sezonale, gjatë muajve të verës, në kompanitë amerikane.
Para fillimit të intervistave me studentët e interesuar, delegacioni amerikan, realizoi një takim me nikoqirët e tyre nga USHT-ja, i kryesuar nga Këshilltari për marrëdhënie ndërkombëtare i Rektorit të USHT-së, dr. Bashkim Ziberi. Gjatë këtij takimi, delegacioni i kompanive amerikane, njoftoi përfaqësuesit e USHT-së me kushtet dhe mundësitë që iu ofrohen studentëve gjatë punësimit të tyre sezonal në SHBA.
Më pas, në Amfiteatrin e USHT-së, u organizua një prezantim i përgjithshëm me të gjithë të interesuarit, rreth ofertave dhe mundësive të tyre për të qëndruar dhe punuar në SHBA, gjatë sezonit të verës.
Tracie Baravalle nga Kompania INTRAX, u shpreh mjaft e kënaqur me interesimin e studentëve për Panairin e punës “Job fair 2010”, që organizohet nëpërmjet programit “WORK & TRAVEL”, program që mundëson shkëmbimin kulturor të studentëve dhe mundëson qëndrim dhe aktivitet pune në SHBA, në kohën e pushimeve verore, me kohëzgjatje maksimale deri në 4 muaj. Sipas zonjës Baravalle, rezultatet për studentët e pranuar, do të shpallen gjatë ditëve më vijim.
Zyra për Informim - USHT. |


PROGRAMI ERASMUS 