Lajme:

 

USHT – Debat publik “Raporti i ligjit për mbrojtje nga diskriminimi dhe Marrëveshja Kornizë e Ohrit”

 

Fakulteti Juridik i USHT-së organizoi sot tribunën “Raporti i ligjit për mbrojtje nga diskriminimi dhe Marrëveshja Kornizë e Ohrit”

 


Dekani i fakultetit Juridik mr.sc Agim Nuhiu theksoi se në Republikën e Maqedonisë si në çdo vend tjetër E drejta ndërkombëtare gëzon një pozitë të rëndësishme në raport me të drejtën nacionale. Konventat ndërkombëtare, sidomos në fushën e të drejtave të njeriut kujdes të veçantë i kushtojnë garantimit të të drejtave të njeriut dhe qytetarit pa asnjë lloj diskriminimi të bazuar në kombësinë, origjinën etnike apo sociale, racën, ngjyrën, gjuhën, fenë, opinionin politik apo çdo opinion tjetër, pasurinë, lindjen, paaftësinë dhe të ngjashme.

 


Projekt-ligji në fjalë është një hap konkret në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut nën frymën e akteve ndërkombëtare dhe njëkohësisht një hap konkret i përmbushjes së standardeve të anëtarësimit në BE.
Një tjetër çështje që dua të trajtojë para jush, të nderuar të pranishëm, është çështja e parashikimit të padi-detyrimit dhe padi-vërtetimit në kuadër të projekt-ligjit për ndalim dhe mbrojtje nga diskriminimi. Në rastet kur pala pretendon se janë shkelur të drejtat dhe liritë e përcaktuara me ligj, ka të drejtë të parashtrojë padi me të cilën gjykata ta detyrojë subjektin tjetër me veprimet e të cilit është shkelur ajo e drejtë, që të ndërpresë cenimin në fjalë. Aktgjykimi në këtë rast përmban edhe urdhëresën që i drejtohet subjektit që e ka cenuar një të drejtë konkrete,  deklaroi Agim Nuhiu

 


Ndërsa Arta Bilalli, profesoreshë e të drejtës së procedurës penale në tribunën e sotme u shprehë se:
“Gjithherë kur shkelen të drejtat e njeriut dhe qytetarit ngjashëm sikur shkelet edhe  e  drejta subjektive civile, pala ka të drejtë të parashtrojë mjetin juridik me të cilën vihet në veprim procedura gjyqësore kontestuese.
 Në këtë debat  merrnin pjesë profesorë universitarë dhe përfaqësues të Komitetit të Helsinkut – Maqedoni”.
 

Zyra për informim - USHT
Kontakt: e-mail: press@unite.edu.mk
044/356 500, lokal 542

 

 

 

 

 

 

GAZETA UNIVERSITARE

PARLAMENTI I STUDENTËVE
Studentët e diplomuar

 

 

 

 

ISO 9001 - 2000