Drejtuesit e Kolegjeve ,,Jahja Kemal” në Maqedoni e vizituan USHT-në
Në Universitetin Shtetëror të Tetovës, javën e kaluar për vizitë pune qëndroi një delegacion i Kolegjeve ,,Jahja Kemal”. Delegacioni i kryesuar nga drejtori i përgjithshëm i kolegjeve ,,Jahja Kemal” në Maqedoni, Jakup Arsllan, në Rektoratin e USHT-së realizoi takim të përbashkët pune me Rektorin e USHT-së, prof. dr. Agron Reka, prorektorin, prof. dr. Ismail Ahmedi dhe përgjegjësin e Zyrës për marrëdhënie ndërkombëtare, z. Shefik Shehu.

Rektori, prof. dr Agron Reka, mysafirët i njoftoi për ecurinë e procesit mësimor-shkencor në USHT, bashkëpunimin e këtij institucioni me universitet nga vendi dhe rajoni, me theks të veçantë marrëdhëniet shkencore që USHT i zhvillon me universitet nga Republika e Turqisë. Drejtori, Jakup Asllan, gjatë qëndrimit në USHT, e vlerësoi lartë kontributin e udhëheqësisë së Universitetit në shtrirjen e bashkëpunimit institucional, në vend dhe më gjerë, po ashtu, para nikoqirëve i elaboroi aktivitetet e kolegjeve ,,Jahja Kemal”.
.JPG)
Në këtë takim, Jakup Arsllan shprehu gatishmërinë e kolegjeve ,,Jahja Kemal” që të realizojnë vizita të organizuara dhe grupore të nxënësve të tyre në USHT, orientimin e nxënësve të tyre për t’i vazhduar studimet universitare në Universitetin tonë, ndërmjetësimin dhe organizimin e vizitave zyrtare në universitete të ndryshme të Turqisë, vizita me qëllim të thellimit të bashkëpunim, këmbimit të përvojave, këmbimit të studentëve, sjelljen e studentëve nga Turqia, duke i drejtuar në drejtime dhe fakultete të caktuara, si për shembull, në gjuhën angleze, orientalistikë etj.
.JPG)
Prorektori për arsim, prof. dr. Ismail Ahmedi, theksoi se kolegjet ,,Jahja Kemal”, përveç procesit arsimor, trajtojnë në veçanti edhe edukatën, gjë që është për t’u përshëndetur. ,,Gatishmëria Juaj për të bashkëpunuar në të gjitha nivelet me Universitetin Shtetëror të Tetovës është për konsideratë dhe padyshim zë vendin e merituar në mesin e institucioneve, me të cilat universiteti ynë bashkëpunon”, tha prorektori, prof. dr. Ismail Ahmedi. Në përmbyllje të takimit, bashkëbiseduesit e theksuan nevojën e vazhdimit të kontakteve edhe në të ardhmen në mes këtyre institucioneve.
Zyra për informim
Kontakt: e-mail: press@unite.edu.mk
044/356 500, lokal 542
|