Lajme:

 

Në USHT, përfundoi punimet Seminari për Procesin e Bolonjës

 

Më 2 dhe 3 shkurt, në Universitetin Shtetëror të Tetovës u zhvillua seminari dyditor për procesin e Bolonjës në Evropë, implementimin e këtij procesi në Maqedoni dhe në rastin konkret, në Universitetin Shtetëror të Tetovës.

 


Ky seminar është një projekt i përbashkët i Universitetit të Rjekës nga Kroacia (Dr. Boris Dudaš, Katedra për gjuhë gjermane), USHT-së (Dekani i Fakultetit Filologjik, doc. dr. Izer Maksuti) dhe Programi i lektorëve i Robert Bosch Stiftung (Institut nga Gjermania).

 


Në këtë aktivitet, udhëheqëse ishte Maike Lindner, lektore në Brest/Bjellorusi, në bashkëpunim me lektorët; Romea Kliewer (Rjekë) dhe lektorin në USHT, Michael Sallat.

 


Pjesëmarrës në këtë seminar dyditor ishin dekanët e fakulteteve të ndryshme dhe koordinatorët e fakulteteve për procesin e Bolonjës. Si temë kryesore e seminarit ishin sfidat dhe mundësitë, të cilat paraqiten gjatë implementimit të procesit të Bolonjës në Evropë dhe veçanërisht në Maqedoni.

 


Si temë tjetër ishte edhe zhvillimi i kurikulave të programeve studimore, sipas kërkesave të reja dhe implementimi i tyre në universitete. Këto tema u diskutuan nëpërmjet referateve teorike, gjithashtu, me ndihmën e një metode simuluese u trajnuan edhe me shembuj praktikë.

 


Nëpërmjet kësaj, pjesëmarrësit kishin mundësi të kenë një vështrim të përgjithshëm për kërkesat e procesit të Bolonjës, mundeshin t’i pasurojnë njohuritë e tyre duke parashtruar pyetje konkrete dhe shansin që të njoftohen me reformat e këtij procesi.

 


Me siguri që ky seminar i shpiu pjesëmarrësit në transparencën e procesit të Bolonjës.


Zyra për Informim - USHT.
Kontakt: e-mail: press@unite.edu.mk
044-356-500, lokal 542

 

 

 

 

GAZETA UNIVERSITARE

PARLAMENTI I STUDENTËVE
Studentët e diplomuar

 

 

 

 

ISO 9001 - 2000