Fakulteti Juridik i USHT-së, sot organizoi tryezë të rrumbullakët për trajtim profesional
Fakulteti Juridik i USHT-së, sot organizoi një tryezë të rrumbullakët për trajtim profesional të ndërmjetësimit dhe perspektivat e tij në Maqedoni, në të cilën morën pjesë: Prof. dr. Mehdi Hetemi, Prof. dr. Hamdi Podvorica, Mr. sc. Sefa Osmani, Dr. sc. Fatmire Lumani, Mr. sc. Agim Nuhiu, Zoran Petkoviq - Kryetar i Dhomës së Mediatorëve të Maqedonisë, Stevçe Sokolov - Drejtor i Shtëpisë për Përkujdesjen e të Miturve në Maqedoni, Sandeva Trendafilova - eksperte për ndërmjetësim dhe studentët e studimeve pasdiplomike të Fakultetit Juridik të USHT-së.

Në tryezën e lartpërmendur u debatua për rëndësinë e ndërmjetësimit, potencialin i tij në segmentet e ndryshme të jetës publike dhe private në Maqedoni.

Dekani i Fakultetit Juridik të USHT-së, Mr.sc. Agim Nuhiu deklaroi se: “Ndërmjetësimi është veprimtari jashtëgjyqësore, që realizohet nga një person i tretë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërmjet subjekteve të së drejtës, me kushtet e parashikuara sipas ligjit. ”Procedura e ndërmjetësimit zhvillohet nëse ekziston vullneti i plotë i palëve. Palëve u garantohet barazia e plotë, paanshmëria, fshehtësia, besueshmëria dhe urgjenca”, tha ndër të tjera, Mr. sc. Agim Nuhiu.

Pjesëmarrësit në këtë aktivitet konstatuan se ndërmjetësimi mund të luajë rol të rëndësishëm në zgjidhjen e konflikteve në mes komuniteteve në Maqedoni dhe sidomos në zgjidhjen e konflikteve pronësore.
Zyra për Informim - USHT
Kontakt: e-mail: press@unite.edu.mk
044-356-500, lokal 542 |