Universiteti Shtetëror i Tetovës:

 

Universiteti Shtetëror i Tetovës


rruga e Ilindenit pn, 1200 Tetovë, Republika e Maqedonisë
Tel: +389 44 356 500
Fax: +389 44 334 222

e-mail:international@unite.edu.mk

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Debat universitar: Korrupsioni në institucionet shtetërore

Tetovë, 6 mars – Korrupsioni në institucionet shtetërore, ka qenë tema e radhës në Debatin universitar. Të enjten në mbrëmje para auditorit të Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe TVM-së, zëvendësdrejtori i Sigurimit Shtetëror në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Vasfi Doko, anëtari i Komisionit të Antikorrupsionit, Arif Musa, si dhe drejtori i Inspektoratit Shtetëror Devizor, Driton Ramadani, janë përballur me studentët, duke u përgjigjur në lidhje me njërën ndër çështjet më aktuale, respektivisht dukurinë e krimit të organizuar.


Zëvendësdrejtori i Sigurimit Shtetëror në MPB-së, Vasfi Doko, ka folur për aktivitetet që kryen departamenti i tij për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar, trafikimin e  lëndëve narkotike dhe dukurive të tjera që paraqiten në këtë drejtim.
“MPB-ja është duke marrë masa të fuqishme kundër këtyre dukurive. Menjëherë pas strukturimit të ri, këto masa janë bërë më të dukshme dhe opinioni është duke i vërejtur. Në këtë drejtim mund t’i përmendi rastet e mëdha të zbuluara si rasti i ‘kokainës’, rastet e mashtrimeve të ndërtimtarëve etj”, ka thënë Doko.


Në anën tjetër, drejtori i Inspektoratit Shtetëror Devizor, Driton Ramadani, ka trajtuar çështjen e lëvizjeve të parave që rrjedhin nga këto dukuri.      
“Kur bëhet fjalë për krimin e organizuar nuk kemi të bëjmë me dukuri vetëm brenda një shteti. Kjo çështje paraqet një problem ndërkombëtar dhe si e tillë trajtohet. Këtë më së miri e vërteton fakti, se vetëm për dukurinë e ‘larjes së parave’ Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka sjellë rreth dhjetë rezoluta, me të cilat obligohen shtetet anëtare që të veprojnë”, ka thënë Ramadani.
Ndërkaq, anëtari i Komisionit për Antikorrupsion, Arif Musa, ka prezantuar punën që bën ky komision, duke vënë theks të veçantë në rastet qe trajtohen.


“Në Komisionin e Antikorrupsionit janë trajtuar mesatarisht 700 parashtresa në vit. Pjesa dërmuese e tyre nuk kanë të bëjnë me korrupsionin apo konfliktin e interesave, çështje të cilat janë nën kompetencat tona. Gabimi qëndron në atë se shumë qytetarë  Komisionin e Antikorrupsionit e shohin si Avokat i popullit”, ka thënë Musa. Në vazhdim, ai ka potencuar se ky komision ka karakter preventiv dhe se nuk është ekzekutues. Sipas tij, për të qenë efikas Komisionit të Antikorrupsionit i nevojitet bashkëveprimi i institucioneve të tjera.
Në debat, përveç studentëve dhe ligjëruesve të USHT-së, kanë marrë pjesë edhe mysafirë të tjerë nga institucione të ndryshme.

 

 

 

 

Kërko në google :

WEB MAIL Sign in apo Regjistrohu