Lajme:

 

USHT, shënoi 100 – vjetorin e Kongresit të dytë të Manastirit

 

Me një Manifestim rasti, Fakulteti Filozofik – Katedra e Historisë së Universitetit Shtetëror të Tetovës, 02 Prill, shënoi 100 vjetorin e mbajtjes së Kongresit të dytë të Manastirit. Manifestimi u zhvillua në Amfiteatrin e Rektoratit të USHT-së, në praninë e një numri të konsiderueshëm të profesorëve dhe të studentëve të universitetit. Referatin me rastin e jubileut të kësaj date të rëndësishme për kulturën dhe historinë shqiptare e mbajti, profesori i Historisë, Prof. Dr.  Halim Purellku.

 

 

Profesor Purellku, duke folur për rëndësinë e Kongresit të dytë të Manastirit, theksoi se gjatë vitit 1910, Perandoria Osmane kishte urdhëruar autoritetet turke në vendbanimet shqiptare që të mbyllin çdo shkollë ku gjuha shqipe mësohej me germa latine. Ndërkaq, në mars të vitit 1910 qe urdhëruar të mbyllen të gjitha shkollat ku mësimi nuk zhvillohej në gjuhën turke. Si rrjedhojë e reaksionit turk, gjatë viteve 1909 dhe 1910 në gjithë Shqipërinë u mbyllën shumë shkolla me mësim në gjuhën shqipe dhe, qe ndaluar gjuhës shqipe si lëndë mësimore në shkollat shtetërore turke. Si pasojë e kësaj revolte erdhi edhe tek organizimi i Kongresit të dytë të Manastirit.

 


Fjalimi i Prof. dr. Halim Purellkut

Manifestimi për shënimin e 100 vjetorit të Kongresit të dytë të Manastirit, vazhdoi edhe me ekzekutimin e disa pikave muzikore, nga ana e studentëve të Fakultetit të arteve – katedra e muzikës.

 

Zyra për Informim - USHT.
Kontakt: e-mail: press@unite.edu.mk
044-356-500, lokal 542

 

 

 

 

 

 

 

 

GAZETA UNIVERSITARE

PARLAMENTI I STUDENTËVE
Studentët e diplomuar

 

 

 

 

ISO 9001 - 2000